Në më pak se dy muaj ajo humbi më shumë se 20 kilogramë. Këtë të premte Xhisiela Malokut, do të postonte në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë.
25-vjeçarja tha për GSH se prej dy ditësh kishte rënie të imunitetit. Tek spitali privat, Xhisiela Maloku tha se ka marrë disa qetësues dhe se tani ndihet më mirë.
Gjykata e Krujës dha masën e “arrestit në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu u arrestua nën akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares Xhesiela Maloku.