Miku im Ylli Manjani , sot flet per ironine e fatit .
Shembull merr ish Prokurorin e Pergjithshem , z Adriatik Llalla.
Ylli thote se familja e Llalles , eshte persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhes , dhe ironia e fatit eshte se familja Llalla , po persekutohet edhe tani.
Jo me nga rregjimi komunist, por ….nga ambasada amerikane….
Tashti ky eshte nje spekullim i paster dhe i pakonceptueshem….
Qe LSI dhe PD, e qane me lot, ikjen e zotit Llalla nga zyra e Kryeprokororit, ku qendroi 7 vite dhe i mundesoi, te vidhnin ç’te mundnin, si te mundnin dhe çdo gje qe i dilte perpara, kjo tashme eshte evidente.
Çdo mbrojtje politike, qe i behet zotit Llalla, si kjo e sotmja, eshte nje bumerang per te dhe e rendon poziten e tij, si perballe opinionit publik ashtu edhe nga ana juridike.
Por ne krahun tjeter, mbrojtja politike, si kjo e sotmja, e zotit Manjani, eshte nje bumerang edhe per te dhe forcen politike qe perfaqeson.
Tani te krahasosh persekutimin e rregjimit te Enver Hoxhes, me kete “persekutimin” e ambasades amerikane, kjo eshte aq qesharake, sa habit dhe ben per te qeshur, vete zotin Llalla dhe familjen e tij, megjithese eshte ne hall te madh, per momentin.
Si ky ” persekutim ” uroj te kete çdo familje shqiptare….
Po te shikosh familjaret e zoterise nga Gramshi, qe noton ne luks te shfrenuar, me makina qindramije euroshe dhe plot llukse te tjera, sinqerisht uroj edhe zotin Manjani, veten po e po, qe t’a shijojme nje persekutim te tille .
Nje sqarim te fundit kisha une.Ndalimin per te shijuar Ameriken, familjes Llalla nuk ja ka bere ambasada, por Departamenti i Shtetit, z Manjani .
Nese do me thuash, se ambasada ka keqinformuar me qellim Departamentin e Shtetit, pastaj …..Lere fare. /Bluebrothers