Dy karabinierë dhe një roje sigurie që qëlluan katërmbëdhjetë predha pistolete, një prej të cilëve preku shqiptarin Eduart Kozi natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Ponte Felcino, duke e lënë të vdekur, janë në hetim nga Prokuroria.
Të tre, sipas raportimeve të mediave italiane, u përpoqën të ndalonin grabitësin, megjithatë Prokuroria ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur tejkalim te kompetencave.
Me këtë lëvizje nuk është dakord zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.
Në një postim në rrjetet sociale, Salvini shkruan:
“Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje”.
Kozi, 50 vjeç, dyshohet se është një nga grabitësit e një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Ponte Felcino, ku disa persona grabitën një dyqan cigaresh.