Ndoshta sot më shumë se kurrë një thënie emblematike e Elvana Gjatës, për bestytninë për të mos i përmendur gjërat që do në publik, nga frika se prishen, ka fituar të gjithë domethënien e saj.
Të enjten e 4 tetorit në mbrëmje, këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj Ervin Mata dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte i tmerrshmi Ervis Martini.
Masakra që përfundoi me një të vdekur, qe mënyra më e keqe e mundshme për ta bërë publik emrin e “të fejuarit” të saj, që diva 31 vjecre e ruante me fanatizëm.
Të gjithë fansit e saj e kanë të ngulitur në memorie shkurtin e këtij viti kur ajo foli për herë të para për dashurinë se saj, në emisionin e Ermal Mamaqit. Dialogu tashmë është marë dhe rimarë në të gjitha portalet dhe faqet e kronikës rozë.
Ermali: Po mirë mi goc, po si mi goc, vajte 62 vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare. Fle me mamin akoma. Beqare je mi, beqare? Ngele beqare?
Elvana – Më vinë në mendje tingujt e këngës me sa duket gjërat kanë ndryshuar
Ermali – Po hë mi shyqyr mi të keqen, se po bëheshim merak mi.
Elvana – Pse po bëheshe merak ti mo?
Ermali – Sepse kur të ikën mosha Elvanë, është gjithmonë e më e vështirë…
Dhe pas kësaj vijonte fraza e famshme për gjerat që ke frikë ti pranosh pasi trembesh se të prishen dhe pohimi i fortë i Elvanës ‘Zoti është treguar shumë i mirë me mua…’
Me siguri, këngëtarja që ishte ndarë nga Flori Mumajezi në 2016, duke e këmbyer në muzikë me Piro Çakon dhe në zemrën e saj me Ervin Matën kishte të gjitha të drejtat e botës të besonte se perënditë po kujdeseshin për të.