Meviol Bilo 41-vjeçari i shpallur në kërkim si autori i ngjarjes kriminale, ku gjeti vdekjen një person dhe dy të tjerë u plagosën, eshte pjesë e forcave të armatosura. Ai është rreshter specialist i Xhenios në Batalionin e Forcave Speciale.
Ndërkohë Bilo ishte i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata. Sipas ligjit, të punësuarve në shtet, nuk iu ndalohet një punë e dytë, të cilën prej disa kohësh e bënte edhe 41 vjecari.
Nuk dihet saktë në c’rrethana ka shkrepur armën, por sipas burimeve nga ministria e mbrojtjes ai ishte një ushtarak me kredite shumë te mira dhe rezultate po shumë të mira në testime.
Skedën e vet e ka shumë të pastër dhe sipas atyre që e njohin ishte një njeri i qetë dhe joproblematik. Burimet thonë gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes nuk ka pasur armën e shërbimit me vete, pasi atë e kishte lënë në garnizon.
Meviol Bilo ka qene pjesë e Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, që kanë shërbyer në mision paqeruajtës në Kandahar.
Në dhjetor të vitit 2011, Bilo është dekoruar me “medaljen e shërbimit”, pas kthimit të atdhe nga misioni në Afganistan.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, thuhej se në kuadër të festimeve me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë, 8 oficerë të ushtrisë u certifikuan me “Medaljen e Shërbimit” për performancë të jashtëzakonshme dhe ekzekutim të sukseshëm të detyrave gjatë misionit “Eagle 3”. Meviol Bilo është i martuar me 2 fëmijë.