Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim, Ervin Matën, biznesmenin 31-vjeçar, i cili është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.
Sipas Policisë së Shtetit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato janë konfliktuar në lokalin e Bllokut me Ervin Matën dhe dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.
“Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thekson Policia.
Ervin Mata është i dashuri i Elvana Gjatës, por këngëtarja ka preferuar ta mbajë të fshehtë lidhjen e saj.
Ka pasur raportime edhe se ajo është fejuar me të, por Elvana nuk e ka konfirmuar këtë gjë, duke e shmangur këtë temë.