Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë.
Burime të sigurta thanë se ‘molla e sherrit’ ka qenë një këngëtare shumë e njohur shqiptare, Elvana Gjata.
Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.
Prokuroria pritet që të marrë në pyetje dhe këngëtaren e njohur për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme.
Është një hetim i thelluar që pritet të zbardhë ngjarjen. Fillimisht policia dha identitete të ndryshme për viktimën dhe të plagosurit. Kjo pasi në makinën e viktimës është gjetur një kartë identiteti me emrin Rigers Gaxha.
Por sot pas hetimit më të plotë është konfirmuar se viktima është Fabiol Gaxha, 26 vjeç truprojë e Ervis Martini. Dyshohet se viktima është i përfshirë në trafik droge por mbetet për t’u konfirmuar. Janë duke u kryer hetime të detajuara.
Deri në këto momente, policia nuk ka nxjerrë detaje për ngjarjen përveç një njoftimi të shkurtër pak minuta pas ngjarjes mbrëmjen e kaluar.