Partia Demokratike me anë të deputeti Xhemal Gjunkshi, i cili është dhe Anëtari Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kërkon që të mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë.
Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PD i bën thirrje Presidentit Ilir Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë, duke parë situatën e kriminaliteti në vend.
“Vetem ne kete menyre duke i kercenuar, duke i plagosur, duke i vrare, duke i shantazhuar, duke i kercenuar duke u mbyllur gojen do te mund te qendroje ne pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit”, shkruan Gjunkshi në postimin e tij.
Ne zemer te qendres se Tiranes, ne zonen e sigurise me te larte te Kryeqytetit, ndodh skema e krimit, vritet nje qytetar dhe plagosen dy te tjere, jo per te paren here.
Takimi ministerial i ministrave te brendshem, pershendetet fatkeqesisht me nje skeme shume te rende krimi, duke dhene, transmetuar nje imazh shume negativ, se kjo qeveri eshte nje qeveri e paafte per te siguruar jeten dhe pronen e qytetareve , se kjo qeveri eshte e lidhur me krimin dhe ne sherbim te krimit.
Kjo qeveri eshte qeveria e polishowut, polipresionit, polikercenimit, poligjobes etj dhe perfundon me polivrasjen.
Vetem ne kete menyre duke i kercenuar, duke i plagosur, duke i vrare, duke i shantazhuar, duke i kercenuar duke u mbyllur gojen do te mund te qendroje ne pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit.
Para tre ditesh, polivrasesit plagosen nje qytetar, nderkohe sot ne mbremje kemi nje skene lufte, te ngjashme me ato qe ndodhin ne Afganistan, ne Siri etj…