osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta-Bushati sherr të ashpër për paktin me Greqinë

Meta-Bushati sherr të ashpër për paktin me Greqinë

Pakti i detit mes Shqipërisë dhe Greqisë ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet midis ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Që në fillim me dhënien e autorizimit ndihej një tendosje e marrëdhënieve mes tyre, por gjatë dy muajve të fundit sherri është acaruar akoma më shumë. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, nëpër takimet e zhvilluara në korrik midis Bushatit dhe Metës, ka pasur edhe momente të cilat janë shoqëruar me tone të forta zëri. Për këtë arsye që prej korrikut, ministri i Jashtëm nuk ka shkelur më në zyrën e presidentit. Meta shpesh shprehej në daljet mediatike se kërkonte më shumë të dhëna për diskutimet me grekët, por burimet i thanë gazetës se pas vendimit për negociatat në qershor, Ministria e Jashtme i ka dërguar Presidencës dosjen e plotë, ku përfshihej çdo detaj. Pas dorëzimit të dosjes, kontaktet mes Metës dhe Bushatit janë ndërprerë totalisht. Nga ana tjetër, gazeta ka mësuar se negociatat me Greqinë për paktin e detit janë mbyllur dhe tashmë në tavolinën e Metës ndodhet drafti paraprak, por ky i fundit refuzon të shprehet. Ndryshe nga ç’deklarohet në media se negociatat me Greqinë vijojnë, në fakt ato vijojnë për çështje të tjera teknike, por jo për detin. Problemi tani qëndron tek Meta, i cili nuk po shprehet për draftin që qëndron në tavolinë prej kohësh. Sipas burimeve, një ndër faktorët që ka ndikuar në këtë përplasje është negociatori Ksenofon Krisafi. Në të gjitha rastet ai ka kundërshtuar negociatat dhe ka informuar Presidentin. Kjo nuk është pëlqyer nga Bushati dhe përplasjet mes tij e Metës kanë qenë shumë të forta. Edhe vetë kreu i shtetit në intervistën e së mërkurës e tha se kanë pasur shumë mosmarrëveshje. Për këtë arsye Meta nuk preferon të negociojë me Bushatin, por ka preferuar që për çdo gjë të flasë me Ramën.

Reagimi i Bushatit

Dje ministri Bushati iu kundërpërgjigj deklaratave të kreut të shtetit në lidhje me paktin e detit. Në një konferencë me ministren austriake, ai u shpreh i zhgënjyer nga ndryshimi i qëndrimit të presidentit, ndërsa nuk kurseu as ironinë. “Do të ishte e pamatur nga ana ime që të ndaja me ju opinione në lidhje me mosmarrëveshje apo qëndrime të ndryshme që mund të kemi për këtë çështje me Presidentin e Republikës. Nëse do të përdorim një shprehje popullore nuk mund të bëjmë dasmë nëse nuk kemi çiftin. Në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët dosja natyrisht do të dorëzohet pranë Presidentit të Republikës. Pikëpamje të ndryshme kanë liri të plotë institucionale për t’i trajtuar vetëm në mënyrë institucionale dhe në asnjë moment në kanale të tjera informative. Më habit që Presidenti i Republikës në këtë pikë ka ndryshuar qëndrim, por në fund të ditës kush jam unë të gjykoj të parin e shtetit, unë jam thjesht një ministër”, tha Ditmir Bushati.

Akuzat e socialistëve

Deputetët e Partisë Socialiste shpërthyen në akuza dje ndaj presidentit Meta në lidhje me qëndrimin që po mban për çështjen e detit. Bujar Çela tha në një prononcim për gazetën “SOT” se kreu i shtetit po tenton të bëjë pazare dhe po punon kundër interesit kombëtar. “Është Meta ai që po e pengon paktin e detit. Qëndrimi i Metës është i atillë për shkak të interesave personale. Unë e kam thënë që ai ka hallin e koncesionit të kolaudimit të mjeteve, i cili është drejt përfundimit e zoti Meta po bën presion që të mos ia heqim. Ka edhe shumë e shumë çështje të tjera. Reforma në drejtësi është tjetra. Ju tashmë e dini që vetingu dhe reforma në drejtësi, e cila nuk ka asnjë shans të ndalet pavarësisht tentativave do të ketë si material të parë Ilir Metën. Metën tashmë nuk po e njohin më vetëm qytetarët, të cilët ka vite që i thërrasin Like floriri, por po e njohin edhe ata matanë kufirit. E kujtoni që edhe ministri i Jashtëm grek u shpreh se është Meta ai që po e mban peng paktin historik mes dy vendeve. Sepse Meta punon kundër interesit kombëtar”, tha deputeti Bujar Çela. /Mimoza Ibra