Pas ditëve të mira që po përjeton në aspektin profesonial, pasi Partizani i tij qëndron në krye të tabelës në Kampionatin Shqiptar, Alban Hoxha duket se nuk e ka lënë aspak në plan të dytë as jetën e tij personale, përkundrazi.
Partnerja e portierit, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto teksa shfaqet e kapur dorë për dore me Hoxhën. Ajo që të gjithëve u ka bërë më tepër përshtypje, është unaza që këngëtarja mban në gisht. Mos ndoshta kjo është një mënyrë për të na treguar se janë fejuar?
Për ta konfirmuar do të na duhet të presim, pasi e dimë që dyshja është përpjekur që ta mbajë lidhje e tyre jashtë vëmendjes së medieve dhe ia kanë dalë. Megjithatë, herë pas here, Çiljeta ka publikuar disa foto si për të “ngacmuar” paksa ndjekësit e saj në rrjetet sociale…ndoshta ashtu ka bërë dhe sot.