Gjatë intervistës së sotme në “Real Story”, Edi Rama ndodhet përballë gazetarit Sokol Balla, ndërsa në panel janë dhe Alfred Lela, Arjan Vasjari, Agron Gjekmarkaj dhe Skënder Minxhozi.
Ndërsa biseda ishte përqendruar tek çështja e nxehtë e këtyre ditëve, për Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS, Rraham Rraja, Rama është përballur me disa pyetja nga paneli.
Por teksa niste të fliste e ndërprisnin me pyetje apo komente, e në këto momente Rama ka reaguar, duke thënë se nëse nuk vendosin rregull dhe nuk e lënë të përgjigjet, ai nuk do të flasë më gjatë gjithë emisionit.
“Ju keni shkatërruar komplet raportin e të intervistuarit me publikun, nëse nuk vini rregull unë nuk flas më fare. Unë filloj të flas, ju më ndërprisni që në fjalinë e parë. Ore nuk do flas më nëse nuk vini rregull, do hyj në histori, nuk do flas më po më ndërpretë”, tha Rama.
“Mos mu drejto mua se mua nuk më është dhënë fjala akoma”, tha Rama me ironi kur sapo Arjan Vasjari filloi të fliste.