Të njëjtat burime bëjnë me dije se atentati ka ndodhur në lokalin e Redi Popescut. Lokali i Popescut ndodhet pranë KFC-së, në një rrugë shumë të frekuentuar nga të rinjtë e kryeqytetit. Gjatë atentatit, Popescu ka qënë brenda ambjenteve të lokalit, ku një kamariere e lokalit ka pohuar jashtë kamerave se brenda në lokal ka ndodhur siç e shpjegon edhe vetë ajo “një kasaphanë e vërtetë”.
Familjarë të Redi Popeskut kanë kontaktuar Report Tv dhe kanë konfirmuar se ai nuk është plagosur nga shkëmbimi i zjarreve.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve
Pas ngjarjes së rëndë regjistruar pak më parë që tronditi kryeqytetin, forcat e policise kanë blinduar spitalin e Traumës, ku ndodhen dy të plagosurit Ervis Martinaj dhe i plagosuri i dytë nuk është Redi Popesku por Leart Hasa.
Foto nga vendi i ngjarjes tregon forca të shumta të policisë e FNSH, të bërë kordon në hyrje të spitalit.
Njoftimi i polocise: Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.