osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bollino debaton me Nuhun: Harruat të përmendni kërcënimin në kallëzim

Bollino debaton me Nuhun: Harruat të përmendni kërcënimin në kallëzim

Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino, ka replikuar me ish nënoficerin Emiljano Nuhu, i cili denoncoi i pari rastin ‘Xhisiela’ si dhe kërcënimet që i janë bërë për të mbyllur sipas tij dosjen ndaj djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, i akuzuar dhe arrestuar për dhunë dhe përndjekje.

Bollino e ka pyetur Nuhun, se përse ai nuk e ka përmendur kërcënim nga eksponentët e PS-së, kur ka kallëzuar kushërinjtë e Rexhep Rrajës.

Carlo Bollino: Zoti Nuhu, unë e lexova shkresën tuaj në 14 Shtator, pas largimit tuaj nga Shqipëria. Sulmi i armatosur në komisariatin Fushë Krujë, ku thoni se është përfshirë Balla, Kryetari i bashkisë. Ju keni bërë një kallëzim, kundër dy kushërinjve të Rexhep Rrajës. Keni kallzuar, 40 minuta pas takimit në lokalin Richmond. Si shpjegohet se nuk keni përmendur fare ngjarjen e 21 korrikut, që ishte më e rëndë? Përse e ke harruar këtë?

Emiljano Nuhu: Nuk e kam harruar këtë pjesë. Po ku do ta bëja unë këtë kallzim, kur kjo bandë ka përkrahjen e shtetit në Shqipëri?

Carlo Bollino: Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja, ishin prezent në komisariat?

Emiljano Nuhu: Po në komisariat por jo në zyrën time.

Carlo Bollino: Përse nuk e keni përmendur?

Emiljano Nuhu: Këta persona nuk më kërcënuan në datën 21. Më kërcënuan personat që kam kërcënuar

Basir Collaku: Pretendohet se ju me datë 21 Korrik nuk keni qenë në stacionin e policisë. A keni komunikuar me eprorët dhe me cilët? A i keni telefonat e tyre dhe a i keni depozituar ato?

Emiljano Nuhu: Unë kam qenë në komisariat dhe kjo vërtetohet sepse ka kamera. Ka patur kamera sepse në atë komisariat është hedhur tritol. Ka 8 deri në 10 kamera. Prokuroria të nxjerrë pamjet filmike të datës 21. Nëse provat nuk dalin të dyja bashkë, njëra provë nuk është e vlefshme.

Carlo Bolino: Jo vetëm kamera, por edhe qelizat telefonike. Sepse ju keni thënë se folët me prokuroren.

Emiljano Nuhu: Kam biseduar me numrin zyrtar të punës.

Carlo Bollino: Kjo është e vërtetuar sepse janë tabulatet. Ato janë brenda një server të paaksesueshme nga asnjeri. Po u manipuluan, është shumë e tepruar.

Emiljano Nuhu: Nuk është e tepruar sepse politika ka dhënë prova se ka manipuluar cdo gjë. Institucionet në Shqipëri, drejtohet nga Edi Rama. Nuka ka institucione të pavarura.

Bushati: Në gjithë logjikën e vet nënkomisari thotë se nuk kam kryer disa veprime sepe politikanët manipulojnë cdo gjë. Ai duhet ta bëjë kredon në publik. Nuk mund të thuash si besoj prokurorisë, por provat do i coj në prokurori. Nuk mund të bëni lojën e dyfishtë . Këtu më duket sikur ka një kërcitje.