Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin për caktimin e trupit gjykues për rivlerësimin e prokurorit të Tiranës, Adriatik Cama. Shorti vendosi që ndaj prokurorit të shkarkuar më 11 korrik, trupa gjykuese të kryesohet nga Ardian Hajdari, relatore: Albana Shtylla dhe anëtarë: Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo.
Njoftimi i plotë i KPA-së:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 18/2018, datë 02.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama kundër vendimit nr. 35 datë 12.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama.
Sot, në datën 04.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci,