Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur pas dëshmisë që ka dhënë në prokurori për çështjen ‘Xhisiela’.
Balla tha se ka edhe persona të tjerë të këtij grupi, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të marrë në pyetje Lulzim Bashën.
“Marrja në dorëzim e provave, dëshmitë dhe gjithë rrethanave të tjera. Kemi një pasqyrë të qartë të një grupi të strukturuar mes Lulzim Bashës, Emiljano Nuhut, Basir Çollakut dhe persona të tjerë të identifikuar, të cilët do të mbajnë përgjegjësi.
Më datë 10, Lulzim Basha nëse kthehet në Shqipëri e pres në Gjykatën e Tiranës edhe për një çështje tjetër. Prokuroria, Lulzim Bashën, kreun e ‘babaleve’ duhet ta thërrasë. Një opozitë pa program ka përfunduar në një Kiniostudio të Babaleve”, tha Balla.