osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkolla e drejtorëve, Rama: Sistemi ishte i kalbur, e transformuam

Shkolla e drejtorëve, Rama: Sistemi ishte i kalbur, e transformuam

Ka çelur siparin sot përmes një ceremonia inauguruese shkolla e drejtorëve, një risi e sistemit arsimor në Shqipëri. Në ceremoni ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se baza e dijes është shkolla dhe se 5 vite më parë sistemi ishte i korruptuar dhe i kalbur dhe u transformua nga kjo qeveri.

“Mësimdhënia është profesioni që krijon çdo profesion tjetër. Vendet nuk dallohen nga njeri-tjetri në shkallën e zhvillimit. E bëj shpesh krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Izraeli nuk ka ujë, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në rajon për burime. Mirëpo Izraeli ka sistemin me ekselent të vaditjes. Mirëpo Shqipëria ujin e pati për vite me radhë problemin më të madh. Dhe përgjigjja qëndron tek dija. Baza e dijes është shkolla. Pavarësisht të gjitha atyre që mund të thuhen sot. Duan s’duan ata që nuk duan të shohin.

Transformimi në sistemin tonë arsimor ka nisur nga rrënjët dhe po shtrihet në të gjithë hapësirën e funksionimit të këtij sistemi. Pa diskutim që ka në çdo aspekt diçka për të ndryshuar ende.

Ka boshllëqe, të meta dhe pasoja të së shkuarës që janë aktive por pa diskutim nuk ka të krahasuar sot shkolla me atë që ishte pesë vite me parë dhe këtu filloi nga sistemi i rekrutimit të mësuesve, një sistem tërësisht i korruptuar dhe i kalbur me pasoja dramatike në mësimdhënien që është transformuar në një sistem transparent.

Çka ka sjellë që mos të jetë i lidhur me politikën, të mos jetë një proces që zhvillohet në interes të partive, në funksion të kushërinjve apo nën diktatin e pushtetit por të jetë i bazuar tek dija”, tha Rama.

Ai theksoi se pesë vite më parë në sistemin tonë shkollor ishte një situatë dramatike me tekstet e shkollës.

“Alterteksti kishte krijuar një mal librash shkollorë në funksion të një sistemi dhe klientelizmi të jashtëzakonshëm që falë angazhimit të Ministres së Arsimit filloi të pastrohet, fillimisht duke larguar 600 tekste me votë. Nxënësit shqiptarë nuk janë më pengje të shtigjeve me libra të prodhuar nga korrupsioni por shkojnë në shkollë si vëllezërit dhe motrat e tyre në Europë”, deklaroi kryeministri.