Gazetari Artan Hoxha është shprehur se çështja e Xhisiela Malokut është publikuar për vetëm për interesa politike.
“Ngjarja është publikuar për interesa politike . U bë shumë e madhe, por ka një efekt sepse ai djali është në burg”,- ka thënë Hoxha.
Më tej gazetari ka treguar se me akuzën, që është ngritur ndaj Rexhep Rrajës, ai mund të dënohet vetëm me një vit burg.
“Me akuzën që është ngritur, ndaj tij, ai deri në një vit burg dënohet Kurse për deputetin Rrahman Rraja nuk ka hetim. Por nëse në prokurori dërgohen prova të tjera, për djalin e deputetit, ai mund të dënohet më shumë”,- ka përfunduar Hoxha.