Të gjithë paragjykuan Naser Alijin, pasi nuk firmosi me asnjë ekip në verë, pavarësisht ofertave. Lojtari i Shqipërisë paska patur një arsye shumë të fortë, pasi babi i tij është diagnostikuar me kancer dhe i ka qëndruar pranë në muajt e fundit të jetës.
“Pasi më mbaroi kontrata me Virtus Entella kisha disa oferta, por vendosa të rikthehem te FC Baden për të qëndruar pranë familjes. Babai im u diagnostikua me kancer dhe vendosa që këto muajt e fundit të jetës së tij t’i qëndroj pranë. Babai, fatkeqësisht ndërroi jetë para 4 ditësh”, – u shpreh Aliji.
Çdo gjë në jetë e ka një qëllim, – thotë Aliji. – Në verë nuk isha i zhgënjyer vetëm se nuk kisha një klub. Papritmas, kuptova se duhet të kaloja kohë me babain tim. Ai ishte në muajt e tij të fundit të jetës”.