osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fillon pastrimi i administratës

Fillon pastrimi i administratës

Qeveria ka forcuar dozën e reagimit ndaj punonjësve që abuzojnë në administratë. Ditën e djeshme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri bilancin e kontrolleve, ku tha se si rezultat, i gjetjeve të inspektimeve të Task Forcës Antikorrupsion, janë rekomanduar 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave, 7 masa janë për largim nga shërbimi civil.

“Task Forca Antikorrupsion në javën që lamë pas, ka përfunduar një sërë kontrollesh në disa institucione të rrethit të Lezhës, që ofrojnë shërbime publike në këtë rreth si: Spitali Rajonal Lezhë; AKU, Drejtoria Rajonale Lezhë; Drejtoria Bujqësore Lezhë. Si rezultat, i gjetjeve të inspektimeve të Task Forcës, janë rekomanduar 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave, 7 masa janë për largim nga shërbimi civil. Konkretisht është rekomanduar largim nga shërbimi civil për: 1 inspektor të Drejtorisë Rajonale lezhe AKU si dhe 6 inspektorë të Drejtorisë Tiranë të AKU, të cilat janë angazhuar në inspektime pranë drejtorisë së Lezhës”, tha ministrja. Sipas saj, nga kontrollet janë konstatuar shkelje të rënda, në kufijtë e veprës penale për të cilat Task Forca Antikorrupsion së bashku me strukturat përgjegjëse ka depozituar kallëzimet penale pranë organit të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Lezhë. Bazuar, në shkeljet e konstatuara është depozituar kallëzim penal për 7 punonjës të niveleve të ndryshme të këtyre institucioneve. Konkretisht për: Ish-drejtorin e AKU-se Lezhë si dhe 6 inspektorë të këtij institucioni, të cilët dyshohet të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke kryer veprime që kanë cenuar rëndë përmbushjen e detyrimeve ligjore në lidhje me sigurinë ushqimore.

Sipas Gjonjat, një sërë operacionesh të finalizuara me sukses gjatë kësaj jave, falë procedimeve proaktive të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat përkatëse, kanë goditur disa raste të korrupsionit, duke arrestuar në flagrancë punonjës të niveleve të ndryshme: 2 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë; 8 punonjës policie, nga të cilët 2 në Komisariatin Nr.1 në Tiranë dhe 6 në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë në Gjirokastër. 2 inspektorë të hetimit tatimor, në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.