Prezantuesja bukuroshe shqiptare që ka fituar “Miss Kalifornia”, Leila Kraja merr pjesë këtë vit në “Dance with me” ku kërcen çift me Robert Berishën. Leila tërheq gjithnjë vëmendjen me paraqitjen e saj dhe kështu ndodhi edhe të hënën, e veshur me pantallona me xixa dhe bluzë me tyl.
Mirëpo teksa kërcente Leilës i ka ndodhur një incident të cilin jo të gjithë e kanë kapur pasi kaloi shumë shpejt. Teksa ka qenë duke performuar, Leilas i janë grisur pantallonat duke bërë që bukuroshes t’i dalë një pjesë e fundshpinës, një moment ky i kapur nga “intv.al”.
Kjo gjë nuk u komentua live dhe Leila e kaloi me sportivitet.