osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vera, gruaja që theu rregullat e komunizmit, bëri atë që asnjë femër nuk ka guxuar!

Vera, gruaja që theu rregullat e komunizmit, bëri atë që asnjë femër nuk ka guxuar!

Edhe pse roli i femrës në kohën e komunizmit u mundua të ketë një emancipim në punë dhe në arsim, përsëri, roli i saj nuk ishte i njëjtë me atë të burrave.

Fatkeqësisht, edhe sot që kanë kaluar 27 vite në pluralizëm, ende nuk mund të flasim për një zbatim të mirëfilltë të barazizë gjinore.

Megjithatë, Vera Elezi, është një grua që guzoi shumë në kohën e diktaturës. Ajo është e vetmja taksiste në Tiranën që del çdo mëngjes në pritje të klientëve si të gjithë taksistët e tjerë.

Edhe sot, të duket e çuditshme, që një femër të jetë taksiste, por Vera ka vite që e ushtron këtë profesion.

Vera ka një jetë si në filma, ka thyer tabutë dhe nuk është ndalur përballë vështirësive. Një grua e fortë që ka kaluar në duar nga saurrelat, autobuzët e deri tek taksitë Fiat të kohës së komunizmit, sot ka një mjet komod dhe vazhdon profesionin e saj si taksiste në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Flet për veten duke treguar si theu tabutë e çfarë mendon për kaosin urban që e kondideron si rrezikun më të madh për të vazhduar profesionin e saj të taksistes.

Në një intervistë para pak kohësh për gazetaren Bardha Nergjoni, për Sheshi.com, Vera tregoi historinë e saj sesi u bë ndër shoferet e para femra në kohën e komunizmit.

U pajisa me patentë makine në vitin 1975, kur as mund të mendohej një femër në timon. Ishte pak e guximshme për atë kohë. Ditën që jam regjistruar në kursin e shoferes, nuk i kam treguar askujt. Sigurinë në timon e kisha maksimale që ditën e parë të kursit, por të tjera ishin emocionet shpesh të përziera shpesh me frikën e paragjykimit. E mendoja, studioja në fshehtësi dhe pasi u sigurova që në Shkozet të Durrësit ekzistonte një degë e hapur për kursante shoferesh femra, mora rrugën pa i thënë askujt.

Deri në çastin që vendosa të ndiqja kursin,  të gjithë thonin se timoni dhe makina ishin bërë për meshkujt dhe as nuk mund të konceptohej që kësi mjetesh të drejtoheshin nga femrat. Kam bërë një vit kurs për të përfituar patentën e benzinës. Duheshin katër vite stazh profesional që të drejtohesha tek patenta e naftës. U deshën edhe tre muaj të tjerë kurs dhe mora patentën e naftës.

Ndërsa isha ndër 64 femrat e para që morën patentë në atë kohë, për patentën e naftës isha e vetmja që vazhdova kursin. Unë e kisha pasion dhe dëshirë e nuk e njihja fare vështirësinë.  Pasi mbarova këtë kurs më dhanë saurrel. Kam punuar në malet më të larta të Shqipërisë. Ishte gjë e bukur. Rrugët ishin shumë të vështira.

Ajo tregoi edhe për paragjykimet dhe fanatizmin që u përball në fillim të punës së saj

Sigurisht që paragjykime pati. Kishte fanatizëm. Vitin e parë kam vuajtur shikimet, fjalët, thashethemet, të dytin diçka më pak e më pas u mësuan me mua. Sigurisht që këto paragjykime i ka vuajtur edhe familja ime. Jam martuar në Tiranë  dhe tani kam dy vajza.’

Ajo madje ka marrë pjesë si taksiste në filmin “Edhe kështu, edhe ashtu”.

Si taksiste kam qenë pjesë e një filmi me situata komike në të cilat vendosen dy protagonistët kryesorë të gjithë fabulës, Alma (Sesilia Plasari) dhe këngëtari Andi Bega (Frederik Ndoci). Por një nga skenat më të bukura është ajo e fundit, kur grupi i madh i vajzave të veshura nuse shfaqen nëpër vendet e tyre të punës herë si punëtore gjelbërimi, si traktoriste, qitëse, ndërsa nga fundi shfaqet edhe nusja shofere taksie. Nuk e di për aktoret e tjera por unë u përzgjodha pasi isha e vetmja taksiste në qendër të Tiranës.

Filmi është xhiruar në vitin 1989, dhe unë kisha rreth katër vite që punoja si shofere taksie në zonën pranë Bankës së Shqipërisë. Erdhi një nga asistentë-regjisorët e filmit, që më kërkoi të interpretoja në rolin e shoferes së taksisë. Nuk e mora aspak me frikë, përkundrazi e vlerësova si një shans që m’u ofrua për të bërë më publike natyrën e punës sime. Bëmë disa dubla derisa arritëm të xhironim të plotë pjesën, nga zona përballë Akademisë së Arteve drejt sheshit “Skënderbej”. Isha ndër të paktat, për të mos thënë e vetmja femër taksiste në ato vite, ndaj dhe regjisori nuk e pati të vështirë të më gjente, duke ditur vendin e qëndrimit tim me taksinë e punës.’/Bardha Nergjoni/Konica.al/