Në Gjykatën e Apeli të Gjirokastrës, u zhvillua sot një seancë gjyqësore, ku avokate e palës akuzuese ishte znj. Eni Çobani. Seanca deri në një moment ishte normale, por më pas, situata doli jashtë kontrollit.
Dritare.net ka siguruar disa shkëmbime telefonatash, midis komisariatit të policisë dhe Rudina Islamaj, që vërtetojnë se seanca gjyqësore nuk ishte aspak e zakonshme, ashtu siç pretendon Eni Çobani. Shtetasja Islamaj ka folur tre herë në telefon. Njëherë me policinë e shtetit, pastaj me zyrën e komandimit Gjirokastër dhe së fundmi me policinë e shtetit Gjirokastër, për të ta kallëzuar penalisht.
Policia kërkon që ajo të shkojë në komisariat, për kallëzim, ndërkohë Islamaj ka insistuar që ata të shkojnë në gjykatë, për ta shoqëruar Çobanin. Në telefonatën e fundit, ajo lajmërohet nga policia se duhet te paraqitet në komisariat, ku ishte njëkohësisht edhe Çobani Dritare.net është lidhur edhe me Besnik Lilën, ish-shef i komisariatit Gjirokastër, por ai nuk ka pranuar të flasë, duke thënë nuk është i autorizuar.