Ndoshta nuk e kishin menduar në asnjë moment që të uleshin në karrigen e një ministri, por qytetarët sot kanë qenë në krah të kryeministrit Edi Rama në tryezën e qeverisë. Kjo ishte forma e re që zgjodhi shefi i ekzekutivit në një vjetorin e themelimit të platformës së bashkëqeverisjes. Edhe pse nuk i fshehën emocionet, qytetarët kanë marrë përgjigje dhe zgjidhje për hallet e tyre, përmes ankesës në këtë platformë.
“Unë jam befasuar mbrëmë. Si ka mundësi që në 27 vitesh asnjë kryeministër nuk ka thirrur. Të arrijë një kryeministër që të ulet me njerëz të thjeshtë dhe jo me njerëz që kanë lek”.Edhe pse hapat kanë qenë pozitiv Rama është i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për tu bërë.
Edi Rama:
Gjithë politikanët janë njësoj mendojnë njerëzit. Të gjithë gënjejnë, të gjithë janë hajduta, të gjithë janë legena e të gjithë flasin kot”
Qytetarët:
“Ka ndryshim si nata me ditën”.
Edi Rama:
Si nata me ditën po. Por si nata e thellë që sapo ka zbardhur por që diell nuk ka akoma”.
E pasi morën zgjidhjen për hallet e tyre, qytetarët kanë sjellë dhe pak humor për kryeministrin.
Qytetarët:
“Falënderoj Zotin dhe bashkëqeverisjen”.
Edi Rama:
“Më bëri të buzëqesh po ishte kënaqësi të dëgjojë që të falënderoj Zotin dhe bashkëqeverisjen”.
Për më shumë se dy orë Rama dëgjoi qytetarët por dhe zgjidhjen e problemeve të tyre nga ministrat, megjithatë këtë ai e quan ‘sëmundje’ partie.
Edi Rama:
“Ne socialistët e kemi zakon dhe flasim gjatë. Pandi flet shkurt por i le gjerat me dy kuptime”.