Si Monika, ashtu edhe ‘lolo-t’ e saj, duket se e kanë harruar se dhe në gjirin e tyre ka pasur dhe ka ‘Rrahmanë’ e ‘Rexhepë’. Vetëm pak vite më parë, një skandal i madh seksual shpërtheu në radhët e arsimit, duke përbaltur arsimin shqiptar, por mbi të gjitha partinë hajdute të krijuar nga Ilir Meta
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ngritur zërin prej ditësh, duke treguar pikëllimin për vajzën e re, Xhisiela Maloku, që ra pre e dhunës dhe kërcënimeve nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, të riut Rexhep Rraja. Që nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe vartësit e saj, Petrit Vasili, Luan Rama, e me radhë, kanë nisur ‘vajtimin’ për vajzën mjerane, që u dhunua e përdhunua, duke sulmuar me çdo mjet qeverinë e Edi Ramës.
Bëhet fjalë për Luiza Tabakun, ish-drejtoreshën e Arsimit në Lushnje, e cila u përfshi në një skandal të madh seksual, që bëri bujë anembanë vendit. Ish-drejtoresha Tabaku përpiqej të ushtronte ndikim te mësueset femra dhe nxënëset, që t’i rekrutonte ato për t’ua ofruar njerëzve me pushtet, deputetëve, për seks. Kjo ishte një ngjarje e bujshme që tronditi opinionin publik dhe arsimin në vend, dhe që është e freskët ende në mendjen e shumë njerëzve, por vetëm Monika dhe vartësit e saj duket ta kenë harruar.
Për këtë, por edhe shumë skandale të tjera të nëndheshme, që ende nuk kanë shpërthyer për të përbaltur më shumë partinë e zhytur në krim e korrupsion, Monika nuk ka fytyrë sot të qajë për Xhisielën, dhe as të sulmojë e mallkojë Rexhepin e Rrahmanin ./Pamfleti