osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kërcënimi” i Xhafajt/ Si tentoi Alibeaj rrëmbimin e dosjes Fazlliç, skandali që alarmoi ambasadën amerikane

“Kërcënimi” i Xhafajt/ Si tentoi Alibeaj rrëmbimin e dosjes Fazlliç, skandali që alarmoi ambasadën amerikane

Fatmir Xhafaj i ka kujtuar sot Enkelejd Alibeajt kohën e 8 viteve më parë kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë. Asokohe Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, të urdhëruar nga Alibeaj, hynë me forcë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, për të rrëmbyer dhe shkatërruar dosjen e Damir Fazlliç.

“Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës”, thuhet në deklaratë.

Si ndodhi ngjarja:

Ministria e Drejtësisë, nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt, pesë vjet më parë, tentoi të hynte me forcë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, për të rrëmbyer dhe shkatërruar dosjen e Damir Fazlliç.  Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, të urdhëruar nga Alibeaj dhe familja Berisha, tentuan të hynin forcërisht në Prokurorinë e kryeqytetit, ndërsa shumë njerëz të pushtetit rrethuan organin e akuzës. I gjithë shteti u rreshtua kundër prokurorisë dhe në mbrojtje të Fazlliçit. Kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Plator Bilibashi qëndronte tek porta hyrëse jashtë oborrit të institucionit duke mbajtur në duar urdhrin e ministrit të Drejtësisë, Alibeaj, me të cilin kërkohej kontrolli i dosjes së Damir Fazlliç dhe ballafaqimi i saj me regjistrin penal ku shënohen të dhënat (kodet) e çdo dosje penale dhe data e nisjes së procedimit.

Ndërkaq, punonjësit e policisë që kujdeseshin që askush të mos kalonte portën, kishin hequr spaletat e gradave dhe pjesën e uniformës ku shënohet mbiemri i çdo efektivi, me qëllim që të mos identifikoheshin. Situata i ngjante rasteve të jashtëzakonshme kur numri i efektivave të policisë rritet, ndërsa hyrje-daljeve u kushtohet një vëmendje maksimale deri në detaje. Skandali alarmoi ambasadën amerikane. Këtë e dëshmuan kabllogramet e zbardhura nga Uikiliks. Emri biznesmenit Damir Fazlliç përmendet në të paktën 14 kabllograme të ambasadës amerikane, përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar boshnjakun nga hetimet e Prokurorisë.

Problematika trajtohej në kabllogramin e datës 14 Tetor 2008 me titull: “Berisha fillon sulmin e ri ndaj Prokurores së Përgjithshme”.

“Duke nisur nga data 10 Tetor dhe gjatë fundjavës, kryeministri dhe Ministria e Drejtësisë nisën një fushatë të re për të intimiduar dhe minuar punën e Prokurorisë së Përgjithshme me pretendimin se prokuroria ka thyer ligjin duke tentuar të marrë në pyetje biznesmenin boshnjak, Damir Fazlliç. Ministria e Drejtësisë tentoi të sekuestrojë dosjen hetimore për Fazlliç dhe më pas po kjo ministri kërcënoi se do të ngrinte akuza për prokurorët në hetimin e Fazlliç. Por zoti Berisha, në një konferencë shtypi mohoi kategorikisht se ka tendencë për të ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Përgjithshme”, thuhej në kabllogram.