Gazetari pranë PD-së, Elvi Fundo, i cili njihet për kritikat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe mënyrës se si ai po drejton opozitën, ka shpërndarë një video komike ku shfaqet deputeti Ervin Salianji.
Fundo, me nota ironika ka komentuar sjelljen e ligjvënësit në një emision televiziv dhe imazhin që përcjell tek shqiptarët të cilët sipas tij nuk mund të gjejnë shpresë tek një sjellje e tillë politike.
“Pritet themelimi shoqates bibilushat e Lulit.
Kryetar Salianji nen kryetar cuni Fahriut.
Antaret i paguan kunati te mbrojne Lulin ne rrjetet sociale qe te shajne cdo demokrat qe nuk do kryetarin.
Rrofte demokracia qe solli Luli ne PD. Luli mos IK LULI“, shprehet Fundo duke përcjellë edhe videon qesharake.