osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Eurobondi foli, ekonomia shqiptare më e besueshmja në rajon

Eurobondi foli, ekonomia shqiptare më e besueshmja në rajon

Përshpejtimi i vazhdueshëm i rritjes ekonomike, trajektorja rënëse e borxhit publik dhe rritja e eksporteve, që sjell një ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e bilancit të pagesave, kanë rritur qartazi besimin tek ekonomia shqiptare, e cila konsiderohet tani prej bankave ndërkombëtare si më solidja në rajon.

Emetimi i “Eurobondit” me normën e interesit më të ulët historike, prej vetëm 3,5% është një tregues i qartë i këtij fakti.

Edhe më domethënëse, oferta prej 1,2 miliardë eurosh për 500 milionët e kërkuara nga qeveria shqiptare, çka ndikoi në uljen e normës në këtë nivel. Kjo sepse shumë më tepër banka dhe institucione financiare paraqitën ofertë për bondin shqiptar, krahasuar me “Eurobondin” e mëparshëm.

Me një vlerësim prej 3,5%, sot ekonomia shqiptare konsiderohet si njësoj e besueshme me ekonominë italiane dhe atë hungareze brenda Bashkimit Europian, por më e sigurt për të investuar se në Greqi apo Rumani, dy vende që kanë një normë më të lartë se 4%, përsa i përket bondeve me një kohë afatgjatë maturimi (5-10 vite).

Turqia, që aktualisht po përjeton një krizë të rëndë inflacioni, aktualisht vlerësohet me një normë prej 17,7%, çka do të thotë që nëse Ankaraja do të vendosë të kërkojë financime në tregjet ndërkombëtare, interesi që do të duhet të paguajë do të ishte plot 5 herë më i lartë se interesi ynë.

Përsa i përket rajonit, Shqipëria pozicionet së bashku me Maqedoninë, e cila përfiton nga një borxh i ulët kombëtar, në ekonomitë më të besueshme dhe më të sigurta për të investuar në Ballkanin Perëndimor.

Serbia, për të njëjën kohëzgjatje ka përfituar normën 3,9%, Greqia 4,2%, ndërsa Mali i Zi, që emetoi edhe ai një Eurobond 7-vjeçar me vlerë 500 milionë euro në vitin 2016, kapi një normë prej 6%.

Reduktimi i kësaj norme pothuajse tre herë, nga eksperimenti ynë i parë me Eurobondin në tregjet ndërkombëtare (9% në 2010-n, 5,75% në 2015-n), reflekton besimin e tregjeve se Shqipëria ka bërë një progres tepër të rëndësishëm gjatë këtyre viteve.

Sipas ekspertëve, norma e ulët e Eurobondit do të jetë një shtysë e mëtejshme, e mbase shtysa më e rëndësishme për investitorët ndërkombëtarë për të investuar në vendin tonë.

Me fjalë të thjeshta, nëse “Deutsche Bank”, “GP Morgan” apo gjigantë të tjerë të këtij kalibri janë të gatshëm të investojnë paratë e tyre në Shqipëri, kjo është reklama më e mirë që mund t’i bëhet vendit tek sipërmarrësit e huaj të mesëm apo të mëdhenj, që janë në pikëpyetje nëse duhet të investojnë apo jo në vendin tonë.

Mbetet e rëndësishme për të qartësuar se “Eurobondi” i ri nuk do të sjellë asnjë rritje të nivelit të borxhit kombëtar. Përkundrazi, ai do të ndikojë në uljen e tij.

500 milionë eurot e siguruara nga tregjet ndërkombëtare do të përdoren pjesërisht për të rifinancuar “Eurobondin” e vjetër, ndërsa pjesa tjetër do të ruhet stok, duke rezervën e shtetit shqiptar në euro në një moment shumë të volitshëm, pasi falë forcimit të lekut, sot financimi i detyrimeve në euro është shumë më i thjeshtë.