osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD bllokon dhe reformën zgjedhore pas reformës në drejtësi, prish paktin! PS del me draft më vete

PD bllokon dhe reformën zgjedhore pas reformës në drejtësi, prish paktin! PS del me draft më vete

Opozita shqiptare ka vendosur që të bllokojë reformën zgjedhore. Ashtu sikundër bëri me reformën në drejtësi, ku në minutat e fundit Partia Demokratike nisi bojkotin dhe rrëzoi shumicën e ligjeve, e njëjta gjë po ndodh me reformën zgjedhore. Pak ditë më parë dy bashkëkryetarët e reformën zgjedhore, Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi kishin arritur dakordësinë me njëri-tjetrin dhe tani pritej të bëheshin publike detajet, po nuk ka ndodhur aspak kështu, pasi gjithçka ka ndryshuar. Ka qenë bashkëkryetari i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi, i cili dje gjatë një prononcimi për mediat bëri me dije se opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore. Megjithatë, pavarësisht bojkotit nga ana e opozitës, Çuçi theksoi se mazhoranca do të prezantojë javën e ardhshme draftin e saj unilateral për këtë reformë. “Opozita ka bojkotuar Kuvendin, nuk vjen në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, ndaj dhe ne do te paraqesim draftin tonë shume shpejt dhe do t’ia dorëzojë atë të gjithë aktorëve”, deklaroi ai.

Rekomandimet e OSBE, prioritet i PS

Ndërkohë për hartimin e draftit, mazhoranca ka pajtuar si ekspert Viktor Gumin, ish-deputet dhe ish-ministër demokrat. Ndërsa Bledi Çuçi tregoi dje se drafti do të përmbajë vetëm adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. “Megjithatë ekspertët e mazhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR janë duke punuar. Javën tjetër do kemi një draft të cilin do ta bëjmë publik, do ua përcjellim edhe partive të tjera, Shoqërisë Civile, një draft që pasqyron rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR”, nënvizoi bashkëkryetari i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi. Pra, një tjetër arsye se përse mazhoranca po bën këtë lëvizje ka të bëjë me përgjegjësinë që ajo ka para ndërkombëtarëve, edhe pse është e ndërgjegjshme se nuk i ka votat për ta ndryshuar e vetme Kodin Zgjedhor. Megjithatë, burime nga mazhoranca theksuan se synimi i PS-së është që t’i tregojë Brukselit vullnetin për t’i adresuar shqetësimet që lidhen me zgjedhjet, në kushtet kur ato përbëjnë edhe një nga kushtet e Këshillit Europian për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë, qershorin e vitit të ardhshëm.

Reagon Bylykbashi

Menjëherë pas deklaratës së Çuçit, dje ka reaguar në mediat sociale edhe bashkëkryetari tjetër i reformës zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi. Pa përmendur bojkotin parlamentar të opozitës, ai replikoi me ironi për deklaratën e homologut të tij socialist. Bylykbashi i kujtoi kolegut Çuçi deklaratat e djalit të deputetit Rraja të bëra dje pas seancës gjyqësore që e la në burg, duke lënë të kuptohet se vetingu i politikës është për PD-në përpara reformës zgjedhore. “Partia Socialiste e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do të bëjë propozimet e saj të njëanshme për Kodin Zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshte: po sot, nën pranga për dhunimin e një vajze të pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kërcënon opozitën. Zëdhënës dhe provë më të mirë të paktit të PS me krimin ‎për të dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo është reforma që propozon Partia Socialiste”, deklaroi ai./Rigels SELIMAN