osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sesioni i dytë i vetingut: ONM dhe KPK jashtë vendit verifikime për gjyqtarët e prokurorët

Sesioni i dytë i vetingut:  ONM dhe KPK jashtë vendit verifikime për gjyqtarët e prokurorët

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të nisë sot fazën e dytë të rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët. Në orën 09.30 do të mbahet seanca dëgjimore me gjyqtarin Ahmet Jangulli, i cili është njëherësh dhe anëtarë i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Angulli është një emër mjaft i njohur, pasi ka futur në sherr ministren e Drejtësisë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ministrja kërkoi shkarkimin e tij sepse ka gjetur shumë shkelje në inspektime, por KLD e refuzoi me argumentin se ligji nuk i jep të drejtë ta shkarkojë. Ndërsa në orën 12.00 do të dalë para KPK gjyqtari i Korçës, Sotiraq Lubonja, i cili po ashtu është kandidat i KPK. Në ditë në vijim do vijohet me emra të tjerë, pasi janë 144 gjyqtarë dhe prokurorë për të cilët është hedhur shorti dhe kanë nisur verifikimet.

Kontrolle jashtë vendit

Teksa gjatë sesionit të parë e gjithë vëmendja e KPK u përqendrua te verifikimet për pasuritë dhe lidhjet kriminale brenda vendit, në këtë sesion duket se do ketë verifikime dhe jashtë territorit. KPK në faqen në internet ka bërë të ditur se janë planifikuar rreth 9.8 milionë lekë të vjetra që do të shpenzohen për bileta avioni. Duket se vetë komisionerët kur të jetë e nevojshme do të udhëtojnë jashtë vendit për të kryer intervistimi apo verifikime me qëllim zbulimin e pasurive të dyshuara. Ka shumë emra që kanë llogari bankare jashtë dhe po ashtu kanë kryer investime. Nga ana tjetër vetë ONM pritet të angazhojë agjencitë partnere për të ndihmuar në këtë proces.

Verifikimet e ILDKP dhe DPPPP

Përveç verifikimeve që do të bëjë KPK, gazeta ka mësuar se dhe organet e tjera ligjzbatuese kanë kryer verifikime paraprake jashtë vendit. Në shumë raste ILDKP ka vënë në dijeni Drejtorinë e Pastrimit të Parave. ILDKP përmes shkresave ka kërkuar ndërhyrje nga Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe kjo e fundit më pas përmes organizatave homologe apo agjencive si Interpol bën verifikimet në shtete përkatëse. Ka pasur gjithmonë deklarata se zyrtarët shqiptarë pasuritë i kanë dërguar jashtë vendit, mirëpo në këtë aspekt ka pasur shumë pak rezultate.

Raporte të ndryshe ndërkombëtare, përfshirë dhe DASH kanë deklaruar se pastrimi i parave është një fenomen shqetësues. Por nëse reforma zbatohet ashtu siç duhet, atëherë pasuritë e të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve do kalojnë në sitë. Në bazë të deklarimeve që janë bërë në ILDKP, janë 10 gjyqtarë e prokurorë të njohur që janë shprehur hapur që kanë para jashtë vendit. Por ka dyshime se shumë të tjerë nuk i kanë deklaruar, për shkak se nuk i justifikojnë. Një gjyqtar i njohur është Gjin Gjoni.

Në deklaratat e pasurisë së tij, bashkëshortja rezulton me llogari bankare jashtë vendit. Po ashtu në listë janë dhe disa gjyqtarë të tjerë rrethesh, të akuzuar për fshehje pasurie. Ajo që ka fundosur shumë emra është se ka mospërputhje deklarimesh. Çdo vit gjyqtarë e prokurorët bëjnë deklarime në ILDKP dhe aty ata nuk kanë dhënë informacione të sakta. Mirëpo në formularin e vetingut kanë deklaruar të dhëna të tjera dhe kjo ka bërë që ta të shkarkohen. I vetmi që ja hodhi paq është Xhezair Zaganjori, por ai tashmë pritet të shkojë në Apel./Kliti TOPALLI