Janë mbyllur ndeshjet e mbrëmjes së sotme të fazës së grupeve të “Champions League” ku ka pasur shumë rezultate surprizë.
Reali i Madridit ka marrë një goditje të rëndë në transfertë kundër CSKA-së së Moskës duke humbur me rezultatin 1-0.
Një humbje surprizë kjo për “Los Blancos”, por e merituar për vendasit të cilët kaluan që në avantazh që në minutën e dytë me anë të Vlasic.
Tre pikë të arta këto për CSKA-në përballë kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni të cilët marrin humbjen e parë në grup.
Ndërkohë, një tjetër rezultat surprizë ishte dhe ai mes Bajernit të Mynihut dhe Ajksit, sfidë e zhvilluar në “Allianz Arena”.
Kampionët e Bundesligës u ndalën në barazimin 1-1 përballë skuadrës së kampionatit Holandez duke marrë vetëm një pikë nga ky takim.
Të parët në avantazh kaluan bavarezët me Hummels që në minutën e katërt, por Mazraoui barazoi gjithcka në minutën e 22-të.
Edhe Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi në fushën e saj kundër Valencia.
“Djajtë e kuq” barazuan përballë spanjollëve me shifrat e bardha 0-0, ndërkohë Roma triumfoi me rezultatin 4-0 në “Olimpico” kundër Plzen.
Rezultatet e mbrëmjes së sotme të “Champions League”:
Hoffenheim-Man City 1-2
Juventus-Young Boys 3-0
AEK-Benfica 2-3
Roma-Plzen 4-0
Bajern Mynih-Ajaks 1-1
CSKA Moscoë-Real Madrid 1-0
Lyon-Shakhtar Donetsk 2-2
Manchester United-Valencia 0-0