Ditari i lajmeve në gjuhën shqipe filloi transmetimin në Radio Televizionin e Serbisë 2 më 1 tetor, disa vite pas ndalimit të kësaj praktike.
Programi informativ quhet “Lajmet” ndërsa transmetohet prej orës 19:00 dhe përveç nëntitujve, është në gjuhën shqipe.
Dita e parë e lajmeve në gjuhën shqipe filloi me një raport mbi vizitën e presidentit serb Aleksander Vucic në Rusi, ku u bisedua edhe rreth Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Edicioni i parë i lajmeve në gjuhën shqipe po ashtu përfshinte një lajm rreth kryetarit të kuvendit Kadri Veseli, referendumin e dështuar në Maqedoni, cunamin në Indonezi dhe në fund parashikimi i motit.
Cili është qëllimi i transmetimit të lajmeve në gjuhën shqipe nuk shpjegohet në mënyrë specifike. Megjithatë, kjo gjë është kritikuar mjaft shumë mediat serbe.