Gazeta britanike Daily Mail ka zbuluar se kush është personi që përmes një llogarie në Facebook publikon foto të shqiptarëve në kamionë të cilët hynë ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Ai është Fari Lleshi me origjinë nga Kukësi i dënuar më parë në Itali në vitin 2011 për grabitje banke. Pas përfundimit të dënimit të Italia ai hyri ilegalisht në Angli dhe punoi për një farë kohë në ndërtim.
Lleshi ka ndërtuar një faqe në Facebook e quajtur Shqiptarët në Londër e cila ndiqet nga 70.000 por Daily Mail thekson se kjo faqe është në duart e një personi me të shkuar kriminale i cili jeton ilegalisht në Angli.
Në këtë faqe publikohen foto të shqiptarëve që tentojnë të hynë në Angli, dokumente të falsifikuara dhe të numra telefoni personash të përfshirë në trafikun e njerëzve drejt vendit ishull.
Daily Mail ka zhvilluar një intervistë me 29 vjeçarin Fari Llleshi i cili u arrestua në Trento si pjesë e një grupi që vodhi një bankë. “Pasi përfundova dënimin në Itali erdha në Angli si shumë shqiptarë. Autoritetet nuk e dinë që unë jam në Angli ilegalisht si shumë emigrantë të tjerë” ka thënë Lleshi.
Tani Fari Lleshi I ka hyrë rrugës së muzikës duke publikuar këngët në Youtube duke përdorur emrin Baba Lllesh dhe 2Gunz.
Në një video postuar në Facebook natën e Kishtlindjeve Fari Lleshi thotë se ai u gjëmua nga policia por mundi ti shmangej dhe ti shpëtonte arrestimit.
(Artikulli i publikuar sot në gazetën Daily Mail)
(Fari Leshi i njohur si Baballesh)