Një 83-vjeçare i ka shkruar një letër mikes së saj të ngushtë ku me thjeshtësinë e një të moshuare përshkruan ato që i ka bërë gabim në jetë. Kjo letër ka bërë xhiron e botës pasi mesazhi i saj është ‘tronditës’ për të gjithë.
Ajo këshillon që në jetë është e vlefshëm të vlerësojmë më shumë ato që na rrethojnë dhe të japim sa më shumë dashuri.
Bright Side ka gjetur një letër të një gruaje të moshuar dërguar mikes së saj dhe ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit në rrejtët sociale, për shkak të mesazhit që ajo përcjell.
“E dashur Bertha,
Unë po lexoj më shumë dhe po pastroj më pak. Jam ulur në oborrin duke admiruar pamjen, pa u shqetësuar për barërat e këqij në kopsht. Po shpenzoj më shumë kohë me familjen time dhe miqtë e mi, dhe më pak kohë për të punuar. Kurdo herë që është e mundur, jeta duhet të jetë një model përvojash për t’u shijuar dhe jo për të duruar. Unë po përpiqem t’i shijoj këto momente tani dhe t’i çmoj. Nuk po kursej asgjë: po përdor kompletin e gotave kristali nga Kina për çdo rast, kam veshur bluzën time më të mirë për të shkuar në market, nuk po ruaj parfumin tim vetëm për raste të rëndësishme.
Nuk jam e sigurt se çfarë do të bënin njerëzit nëse do e dinin që nuk do të ishin nesër, pasi e marrin të mirëqenë që do jenë. Mendoj që do të thërrisnin anëtarë të familjes, disa miq të ngushtë. Me shumë mundësi do të thërrisnin edhe disa miq të vjetër për t’iu kërkuar falje. Më pëlqen të mendoj se do kishit shkuar në një darkë për të konsumuar ushqimin tuaj të preferuar.
Nëse do e dija që është dita ime e fundit, janë të pakta gjërat që do më bënin të zemërohesha. Do zemërohesha dhe do ndihesha keq që nuk i kam thënë më shumë “Të dua” bashkëshortit apo prindërve, do zemërohesha përse nuk kam shkruar më tepër letra të tilla, për gjëra të bukura.
Çdo mëngjes kur i hap sytë, i them vetes që është një ditë e veçantë. Çdo ditë, çdo minutë, çdo frymë që marr e kuptoj se është një dhuratë nga Perëndia. Ndoshta jeta jonë është një këngë, ndryshe nga ajo që ne do të donin, por për sa kohë jemi këtu, na mbetet vetëm të kërcejmë”.