Kryeministri e ka emëruar si super-drejtoreshë të agjencisë që ka në varësi ALUIZNI-n dhe AKPP-në ish-drejtoreshën e Tatimeve.
Bashkimin në një institucion të vetëm të këtyre dy institucioneve në një të vetëm i është besuar Briseida Shehajt.
Ajo sot është drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), post të cilin ende e mban deri në qershor, kohë që përfundon krijimi i institucionit të ri. Para kësaj detyre ajo ka qenë drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve dhe më pas zv.ministre e Financave.
Ky projekt i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, merr jetë në mujin e fundit të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018./Ekskluzive