osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ylli mbi yjet që la gjurmë në qiellin shqiptar

Ylli mbi yjet që la gjurmë në qiellin shqiptar

Luk Kaçaj u lind më 19 korrik të vitit 1926, në Bajzë të Malësisë së Madhe dhe vdiq më 7 shtator 2001, në Laç. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjimnazin e Jezuitëve në Shkodër, me mësues Atë Martin Gjokën dhe që në këtë kohë ai shfaqi dhunti të pazakonta muzikore. “Nga një copë fushe mes malesh, nga Bajza e Kastratit, do të zbriste edhe Luk Kaçaj për në shkollën e etërve dhe falë zërit të tij do të bëhej pjesë e korit të Atë Filip Mazrekut, Atë Martin Gjokës e Prenkë Jakovës, së bashku me ata emra që e themeluan muzikën shqiptare si Çesk Zadeja, Simon Gjoni, Tonin Harapi, Tish Daija etj. Mësuesit françeskanë, metaforikisht malin po e afronin me detin në një shkollë qytetase, e thënë kjo me gjuhën e Koliqit.

Luk Kaçaj ra në sy vrullshëm dhe u dërgua të studionte në konservatorin ‘Çajkovski‘, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose ‘Albanskij Shaljapin‘. Muzika e varfër shqiptare duket e kishte të vështirë ta kapërdinte këtë kafshatë të madhe. Në kursin e Belkantos spikaste shqiptari Luk Kaçaj, bullgari Kola Giaurov dhe rusi Sasha Vedernikov”, shkruan për të Agron Gjekmarkaj. Pas çlirimit, në vitet 1947-1950, punon në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist.

Në vitet 1950-‘55 kryen studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P.I. Tchaikowsky, në Moskë dhe që në atë vit emërohet solist në TOB. Ndërkaq, që në kohën e studimeve, Kaçaj ishte aktivizuar dhe në disa aktivitete ndërkombëtare, duke marrë edhe çmime.

Në TOB realizon mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e të preferuar në Shqipëri. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve dhe jep kontributin e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve.

Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973, kur Luk Kaçaj burgoset nga regjimi i asaj kohe. Del nga burgu në vitin 1991 dhe vazhdon të aktivizohet në jetën muzikore shqiptare.

Pas vdekjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i jep dekoratën “Nderi i Kombit”.

Po cilët janë Kaçajt, që mjerisht dikujt iu dukërkan shumë?! Përsëri na vjen në ndihmë miku i shqiptarëve, Dr. Shuflaj: Lukë Lula, i pari i fisit Kaçaj, ka qenë nobilis, aristokrat, Kaçajt e Bajzës dhe Kukajt e Marsheit (Kastratas) janë ndër 12 fiset që më 1060 kanë themeluar mbretërinë kroate; në këtë mbretëri, fis i parë ishin Kaçajt (Kaciqet). “Rreth vitit 1165, kur “legjionet romake” të perandorit Emanuel mundën përfundimisht nga ugerët e serbët dhe hynë në Dukla e Dalmaci, mbasi ra nga fuqia dhe fisi i fuqishëm kroat i Kaciqeve, Durrësi nuk u vendos më në hapësirën e vet të vjetër”. (Serbët dhe Shqiptarët fq. 215).

Në vazhdim mësojmë se Kaciqet kishin dy-tre shkrimtarë e njëri ndër ta qe Andrea Kaciq, i cili në shekullin XIX shkroi një roman për Skënderbeun. (Shqiptarët deri në shek XVII këndonin këngë për Skënderbeun deri dhe në prani të autoriteteve të larta turke). Kaçajt janë fisi i Ardianëve të Teutës, mbretëreshës ilire, ndër mbretëreshat më të njohura në botë, (të cilën Romakët e thyen vetëm me tradhti të Demetër Farit) rreth 300 vjet para Krishtit.

Nëse Malësia e Madhe është krenare për bijët e saj ndër shekuj, me Lukë Kaçajn, Malësia dhe Shqipëria jo vetëm krenohen, por edhe krahasohen (denjësisht) me vende e popuj ku lindën artistë të mëdhenjë me përmasa botërore… Malësori prej Bajzet Lukë Kaçaj është një nga baset më të shquar të Belkantos të shekullit 20-të. Ai ka qenë dhe mbetet ylli plot shkëlqim në konstelacionin qiellor të zërave që nuk shuhen kurrë… Lukë Kaçaj, me zërin dhe interpretimin e veprave më të mëdha të autorëve dhe muzikës botërore, ngriti lart në qiell emrin dhe famën e Malësisë, Shqipërisë dhe të tijin, gjëra që nuk munden dhe as nuk do të mundin kurrë t’ia grabisin toksorët. Lukë Kaçaj kishte lindur më 01 dhjetor të vitit 1926, në Bajzë të Kastratit, në familjen “KAÇAJ” (Zyra e arkives gj.c.Malësi e Madhë,regj.247,fl.47/39).

Fëminia e tij e parë kishte qenë mjaft e larmishme dhe interesante, pasi ishte rritur jo vetëm nën kujdesin e familjes tij patriotike dhe të shquar për hijeshi e ndesha e mirë, por edhe nën influencën e LOGJEVE të mrekullueshme të Bajzë Kastratit, me një traditë civilizuese të lidhur me emrin e Shpellës së Frashnit apo Kishës-Famulli të Bajzës, të njohura këto kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Këtu kënga kishte jehonë si askund tjetër, këtu zgjedhja e bukurisë (femrës..) me “motivacionin” KA DA TE SHPELLA E FRASHNIT, ngjason si dy pika uji me miset e ditëve tona… Është ky ambient me tradita të hershme artistike, ku artisti i ardhshëm Lukë Kaçaj do të dëgjonte thirrjen e zemrës e shpirtit se zëri i tij po të kultivohej do të mrekullonte skenat e botës… Këngët e tij të para të shoqëruara me tingujt e fyellit, zymarës e lahutës ia dëgjuan malet, kodrat dhe fushat e gjelbëruara ku kullosnin tufat e bagëtive… Ia vlerësuan, duartrokitën dhe inkurajuan shokët e tij të feminis, por edhe më të rriturit e djelminisë. Lukë Kaçajt, Zoti, përveç zërit, i kishte falë edhe fizikun, që i ngjante një lisi të gjatë, të bukur e të rritur harmonishëm. Por mbi të gjitha, këto cilësi i kishte të komanduara nga një mendje inteligjente me një edukim patriotik të udhëhequra ndër shekuj nga binomin jetëdhënës Fe e Atdhe… Këto cilësi të Lukës (që në vogëli) kishin rënë edhe në syrin e familjarëve, të cilët në moshën 8-vjeçare e dërgojnë në Liceun “Ilirikum” të Françeskanëve në Shkodër.

Në Ilirikum mjeshtrat e mëdhenj të muzikës atë Filip Mazreku e atë Martin Gjoka nuk e kishin të vështirë të zbulonin basin e ardhshëm, këngëtarin e mahnitshëm të Belkantos shqiptare e botërore Lukë Kaçajn, të cilin menjëherë (në vitin 1932) e pranuan në korin e mrekullueshëm të Ilirikumit. Lukë Kaçaj, në Ilirikum mësoi edhe gjuhët latinisht, greqisht dhe italisht, gjuhë në të cilat recitonte në orgjinal pjesë nga “Bukolikët” e “Gjeorgjikët” e Virgjilit, nga “Iliada” e “Odisea” të Homerit etj. Në këtë “vatër” kulture e dije evroperëndimore së bashku me bajzjanin Lukë Kaçaj u formuan edhe të mëdhenjtë e muzikës shqiptare; Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Prek Jakova, Zef Gruda e të tjerë… Këtu Luka u njoh edhe me veprat e pavdekshme të korifejve të muzikës botërore si Vivaldi, Hendeli, Moxarti, Beth’hoveni, Rossini, Verdi e më gjerë…

Pas vitit 1945, kur në pushtet u instaluan komunistët (me duhem lindore) shkatërruan edhe këtë vatër plot dije e afsh atdhedashurie me kahje perëndimore, Luka (si edhe të tjerë e vazhduan shkollimin e tyre në liceun “Jordan Misja”, ku vijoi edhe rritja e talentit tij… Duke dëgjuar e parë zërin dhe interpretimin e jashtëzakonshëm që demonstronte Lukë Kaçaj, autoritetet artistike të kohës arrijnë që ta dërgojnë për studime në konservatorin “ÇAJKOVSKI” të Moskës. Dhe mjeshtrat shqiptarë të kësaj kohe, vërtet nuk ishin gabuar, pasi Lukë Kaçaj që student vlerësohet nga profesorët e këtij konservatori me famë botërore, jo vetëm si studenti dhe interpreti më i mirë i belkantos, por si Shaljapini i ardhshëm, (pra basi më i mirë i të gjitha kohërave në Rusi e më gjerë). Ishte kjo performancë gjeniale e Lukë Kaçajt që kishte bindur regjisorin e filmit “Skenderbeu” (viti 1953) ta perzgjedhë Lukën për të interpretuar rolin e rapsodit të verbër, që, siç dihet, Luka e realizoj këtë rol në mënyrë të shkëlqyer, ku kënga dhe zëri i tij edhe sot mrekullon sa herë që shihet filmi “Skënderbeu”. Lukë Kaçaj, pas përfundimit me rezultate të shkëlqyera të konservatorit “ÇAJKOVSKI”, shfaq magjinë e një “ylli”, vokal që i kalonte kufijtë kombëtarë, me një performancë në rritje ndërkombëtare… Talenti i basit Lukë Kaçaj në Shqipëri ishte i pakrahasueshëm.

Teatri i Operas dhe Baletit në Tiranë kishte një yll mbi yjet e tjerë të belkantos shqiptare. Një studiues i asaj kohe do të shkruante se “magjia” e zërit dhe interpertimit të Lukë Kaçajt hapi një epokë të re në muzikën shqiptare… Lista e roleve interpretuese të këtij basi të mahnitshëm është e gjatë dhe plotë suksese, por ne po shënojmë vetëm “disa”: Në vitin 1956 -mjeku Gravril në operan “Traviata” të Verdit, në vitin 1957 -mbreti Rëne në operan “Jolanda“ të Çajkovskit, në vitin 1958 -don Bazilio-n në operan “Berberi i Seviljes” të Rosinit (që ishte edhe roli më i dashur i Lukës, që e luajti mbi 100 herë në Shqipëri e jashtë saj). Në vitin 1959 -daja Gjin në operan “Mrika” të Prengë Jakovës, në vitin 1960 –babi i Dritës në operan “Pranvera” të Tish Dajis, në vitin 1961 –ungji Bonzo në operan “Madam Baterflaj” të Puçinit, ku po këtë vit interpreton –murgun endacak…në operan “Boris Godunov” të Musorgskij-t, në vitin 1963 -filozofi Kolen në operan “Bohema” të Puçinit, në vitin 1964 -prifti Nurabad në operan “Peshkatarët e Perlave” të Bizesë, në vitin 1965 –Sparafuçile në operan “Rigoleto” të Verdit , në vitin 1970 në rolin e plakut në filmin “Përse bie kjo daulle”e të tjerë…

Sukseset e mahnitshme (me jehonë ndërkombëtare) të këtij basi të madh, në ato vite u “detyrua” t’i pasqyrojnë edhe shtypi i kontrolluar i komunistëve shqiptarë me në krye “Zërin e Popullit”, e cila më datën 12 dhjetor 1958, ndër të tjera, do të shkruante se basi shqiptar Lukë Kaçaj, me interpretimin e rolit të Don Baziljos nga opera “Berberi i Seviljes” të Rosinit, në “Balshoj Teatër” të Moskës ka lënë përshtypje se nuk ka ndryshim nga i madhi Shaljapin dhe këngetari i shquar Çesjeviç…”.

Të gjitha rolet e sipërcituara, por edhe të tjera, Lukë Kaçaj i interpretoi në skenat shqiptare dhe ato me famë botërore, si në (ish)Bashkimin Sovjetik, Gjermani (Lindore), Hungari, Bullgari, Poloni, (ish) Çekosllavaki e vende të tjera… Vlen të theksohet se Lukë Kaçaj, rolet e tij në skenat e teatrove më të njohura të kohës me në krye teatrin…”Balshoj”, i interpretoi në pesë gjuhë të ndryshme, të cilat jo vetëm i zotëronte, por i bënte më të tingëllueshme e kuptueshme me zërin e tij të shkëlqyer me intonacione “qiellore”… Sukseset e basit të mahnitshëm Lukë Kaçaj vazhdojnë të njohin vetëm ngjitje deri në vitin 1966, kur për “arsye” qarkullimi e largojnë nga skena duke e emëruar pedagog në Institutin e lartë të Arteve. Me këtë veprim pushteti i djallit të kuq duket se i kishte bërë hesapet me hanxhitë e tij dhe priste reagimin ku do të “gabonte” basi i madh Lukë Kaçaj (pasi dihej pasioni i Lukës per skenën). Hanxhinjët i rrinin afër Lukës dhe e provokonin me vijë sjellje dhe për çdo fjalë që i vidhnin fërkonin duart dhe “ngrinin” zërin e tyre të fikur e çjerrë nga jehona e zërit të Malësorit kastratas Lukë Kaçaj, i cili, së bashku me zërin e tij, kishte sjellë në Tiranë dhe Evropë edhe oshëtimën e bjeshkëve legjendare, ku ishte ruajtur më mirë se askund tjetër fara evroperëndimore e shqiptarisë…Lukë Kaçaj deri në vitin 1973 arriti të mbijetojë, madje si pedagog nxori shumë mjeshtra të muzikës e këngës… Por kjo nuk mjaftonte…Lukën, Partia (Punës) e donte “kurban”… Dhe “kurban” e bëri pikërisht më 28 maj të vitit 1973, kur e arrestuan publikisht në institutin e arteve ku punonte… Akuza të rënda e monstruoze; armik i partisë dhe pushtetit… Konkretisht Luka akuzohej se ishte simpatizant i Gjergj Fishtës, vargjet e të cilit i “këndonte” herë pas here, se kishte simpati për botën perëndimore për të cilën agjitonte “shpesh”, e deri akuzohej për tradhti ndaj atdheut… Sigurisht, këto “argumente” i kishin mbledhur hanxhinjët e sigurimit të shtetit komunist, ku fatkeqësisht ndonjë hanxhi kishte qenë edhe koleg (i vogël) i Lukës së madh… Vlen të kujtohet sa absurde tingëllonte akuza “tradhti, pasi Lukë Kaçaj gjatë turneve të tij nëpër Evropë kishte pasur mjaft oferta që të mos kthehej më në Shqipëri, por të shkonte e jetonte në vendet (perëndimore) me demokraci të vërtetë.

Atje zëri dhe talenti i tij jo vetëm do të vlerësoheshin dhe siguronin një karrierë brilante, por do ta mbulonin me para e pasuri. Luka, si një nacionalist i edukuar e kulluar, i kishte hedhur poshtë këto oferta pa as më të voglin tundim… Ruajna Zot..! .. .ndërsa akuzohej kot për këto… Në vitin 1978 Lukë Kaçaj lirohet nga burgu i vogël dhe del në një burg tjetër të madh, që ishte i detyruar të siguronte bukën e gojës me punë të rënda e të rëndomta, (por edhe i survejuar nga spiunët e sigurimit të shtetit komunist) ,derisa e nxjerrin në pension… Luka, duke biseduar me një mikun e tij muzikolog, Loro Satën, do të pyeste: Përse ky helm e vrerë ndaj meje? Dhe miku i shquar i tij do t’i përgjigjej me fjalët domethënëse: “Lisat e mëdhenj i rrah era…

Në këto vite të trishta e të zymta Lukë Kaçajt i vdes edhe gruaja e tij (v.1988), Ana e dashur e besnike, me të cilën nuk kishin pasur fëmijë… Demokracisë dhe pluralizmit artisti i madh Lukë Kaçaj iu gëzua pa masë, por tashmë më shumë moralisht e shpirtërisht, sepse fizikisht ishte i lodhur edhe pse i pamposhtur… Lukë Kaçaj në vitet e demokracisë u përpoq për të realizuar një pjesë të ëndrrave të tij të mbetura përgjysmë. Ai u mundua të interpretojë e inçizojë disa nga rolet dhe këngët e tij… Ato janë perlat autentike të një gjeniu të belkantos shqiptare e botërore, ato janë pasuria më e madhe që Lukë Kaçaj ka investuar në thesarin e artit e kulturës sonë dje, sot e nesër… Në vitet e demokracisë që Luka jetoi, lëvizi kryesisht nëpër Evropën perëndimore, ku takoi disa nga kolegët, shokët e miqtë e tij, por ata në vendet e tyre kishin pasur një fat krejt tjetër. Ata ishin vlerësuar, madje edhe kishin bërë pasuri e prokopi me artin e tyre, edhe pse disa nga ata kishin qenë dallueshëm më pak të talentuar për zërin dhe aftësit e tyre… Me këtë “rast” po kujtojmë vetëm një takim të Lukë Kaçajt(në 1991)me shokun e tij të konservatorit të Moskës, basin bullgar Kolja Giaurov, që italianët e quanin mbreti i basëve… Kolja, kur ishte student me Lukën në Moskë, asnjëherë nuk këndonte mbasi këndonte Luka… Por basi bullgar kishte vijuar në Itali e më gjerë karrierën e tij brilante, (dhe ishte martuar me sopranon e shquar italiane Mirela Freni). Ato ditë, kur Luka takoi mikun e tij bullgar në Itali, shfaqej opera “Bohem” e Puçinit. Kolja me bashkëshorten kishin dy role kryesore; Kolja rolin e filozofit Kolen dhe Mirela rolin e heroinës Mimi. Në teatër ishte i ftuar i veçantë i këtyre artistëve, Lukë Kaçaj. Kur përfundoi opera me shumë sukses dhe publiku po duartrokiste, dy artistët e mëdhenjë (Kolja e Mirela) u drejtuan nga lozha e porositur ku rrinte Luka dhe me një gjest domethënës i tregojnë publikut për mikun e tyre… Duartrokitjet e nxehta të publikut italian tashmë ishin për basin e madh shqiptar Lukë Kaçaj, i cili këtë moment e përjetoi me emocione e lot… (Lukë Kaçaj, kolosi i belkantos, perg. nga Gjergj Denelli, fq.21-22). Gjithsesi, gjatë viteve të pluralizmit e demokracisë, Lukë Kaçaj u nderua e vlerësua me tituj nderi nga pushteti lokal e deri nga Institucioni i Presidentit të Republikës (10 qershor 2003 në teatrin “Migjeni”) i jep Lukës (pas vdekjes) titullin “Mjeshtër i Madh”… Për të mbyllur këtë portret të vogël para veprës së ndritur të artistit të madh Lukë Kaçaj, vlejnë fjalët e një shkrimtari e studiuesi shkodran (Alfred Çapaliku), i cili shkruante:

“Luka i kaloi vitet e fundit (të jetës) si një YLL që digjet duke lënë gjurmë në qiellin tonë…”. Me 7 shtator të vitit 2001 kolosi i belkantos shqiptare e botërore do të mbyllte sytë përgjithmonë nga kjo jetë, të cilës i dha gjithçka dhe i mori thuajse asgjë… Lukë Kaçaj është përjetësisht ylli vezullues i qiellit të belkantos shqiptare e botërore, drita e të cilit nuk do të zbehet kurrë…/Konica.al/