Fatmir Xhafa nxjerr në aksion grupin prej 30 vetësh të task-forcës kundër krimit, që është përgatitur nga FBI e DEA për rreth një vit.
Ky grup special që ndryshe nga RENEA ka nw pwrbwrje më shumë informaticienë sesa snajperistë, e ka selinë pranë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Bërthama pritet të nisë punën që ditën e nesërme, sipas dosjeve që tashmë janë përfunduar. Kjo strukturë pritet që javën e ardhshme të prezantohet dhe zyrtarisht nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pjesëtarët e këtij kontigjenti janë përzgjedhur me konkurs dhe kanë kaluar fazën paraprake të kontrollit të pasurisë dhe integritetit moral e profesional. /tesheshi.com/