“PAMFLETI”, ka qenë ashpërsisht kritik dhe në mbështetje të Xhisiela Malokut, qysh sekondën e pare, kur është rihapur çështja e krimit çnjerëzor ndaj saj, duke dënuar sjellen brutale, të familjes së banditit Rraja ndaj vajzës, makinacionet e policisë “Xhafaj” , për ta fshehur krimin e për më tepër, ndaj ndyrësisë dhe pafytyrësisë të kreut socialist, për ta trajtuar, si “çapkënllëk kalamajsh”.
Në shesh, u krijuan kuadratet, me “ushtarë” militantë të PD e LSI, të cilët e kthyen nga protestë morale, për të ndalur e ndëshkuar rastet si Xhisiela Maloku, në ulërima histerike, për rikthimin në pushtet, të “malokut” Sali Berisha, të “bllokut” Ilir Meta e gjumashit Basha
E tha mirë gazetarja Edlira Gjoni. Në protestën e njoftuar për manifestim civil, kishte vetëm ngjyra e zëra politikë, partiakë, mbasi u ktheu në një “teatër” tjetër, të uzurpuar nga vandalët dhe “kuçkat” e politikës, që nuk i “digjet barku” për Xhisielën.
“Gjeneralët” e politikës, nuk i çuan “ushtarët” e tyre në protest-mitingun partiak, për sigurinë, qetësinë dhe të ardhmen e “xhisielave” të ngelura në Shqipëri, por që t’u shtojnë “dëngjet” e miliardave, numrin e vilave, makinave, bizneseve dhe luksin, fëmijëve të tyre, që jetojnë e studiojnë nëpër botë
Edhe ne shkuam në atë protestë, që të mbronim “xhisielat” dhe të ndëshkojmë “rexhepët”, por jo të lejojmë e pranojmë, “xhisielizimin” dhe “rexhepizimin” politik të çështjes, që të ngjitet në pushtet i biri i Rexhepit, qefliu i Saliut, “çuni” i Xhelalit dhe Tit Vasili me dashnoret.
Ajo nuk ishte protestë civile, por “paradë ushtarake”, zhvilluar me çetat e militantëve të PD-LSI, organizuar dhe drejtuar nga batakçinjt e “tufës” politike, që gjendet jashtë “kullotës” së pushtetit, të cilët, së bashku me pushtet-tepsinë “Rama”, e kanë katandisur këtë vend, në “gijotinë” për femrat.
Politikat shkatërruese të PD, PS, LSI dhe parti “kurvicave” të tjera, kanë shkaktuar 200 mijë “xhisiela” të trafikuara për prostitucion, 3100 të zhdukura e të vrara. Mbi 50 mijë të dhunuara e përdhunuara dhe mbi 100 mijë gra e vajza, që shfrytëzohen si skllave, për një copë bukë, në bizneset kriminale të politikanëve dhe “trimave” të tyre.
Akoma më dramatik e kriminal është fakti, që mijëra vajza e gra dinjitoze, në varfëri ekonomike, intelektuale e profesioniste, të arsimuara “shkëlqyer”, nuk pranohen në zyrat e shtetit, pa u çuar në shtrat, nga “rexhepët” e politikës dhe pushtetit.