Emiljano Shullazi do të vuajë 17 vite në qeli. Ky është vetëm fillimi i ndëshkimit të merituar të bandave me mbrojtje politike, të cilët do të goditen një pas një, duke shkëputur njëherë e përgjithmonë fijet e tyre.
Shumë shpejt Shullazit pritet t’i bashkohen “shullazët” e politikës. Këta të fundit kanë konsumuar edhe një vepër më shumë se bandat kriminale: Shpërdorim të detyrës me pasoja të rënda.
Shullazët e rrugës do shoqërohen shpejt në qeli me Shullazët VIP të politikës.
Lista nis me Ridvan Boden e Financave, cili me “tutorin” e tij politik Sali Berisha i bënë paratë e popullit rrush e kumbulla. I kallëzuar për skandalin me rrugën Durrës-Kukës, ai mori kredi me interes shumë më të lartë se normalja.
Adriatik Llala ish kryeprokurori i Përgjithshëm, i cili gjatë pesë viteve si drejtues i akuzës, nuk bëri asgjë, por fjeti mbi dosjet dhe bënte qoka, duke trashur edhe më tej zullumin me dosjet skandaloze dhe lidhjet me botën e krimit.
Lulzim Basha ish Ministri i Transportit për vjedhjen skandaloze prej 230 milion euro ne Rrugen e Kombit dhe si urdherues i vrasjeve të 21 Janarit, miliona dollar të lobimit anti shqiptare me para ne firmat ofshore dhe vjedhjet e tjera te hetuar por te pagjykuara
Një tjetër rast është privatizimi i OSSH. Ministria e Energjisë paditi disa zyrtarë, mes të cilëve Genc Rulin, por çështja u pushua.
Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.
Po fryn një erë e re ndryshimi, ku drejtësia më në fund po flet në mënyrë racionale dhe objektive dhe e pandikuar nga presionet politike dhe jo vetëm.