ONM i “mbledh rripat” drejtësisë partiake e kriminale, zbulohen fakte të rënda nga “ditar-katrani” i zullumeve të Adriatik Lallës dhe bandave të tij me prokurorë në rrethe, në mbrojtje të personazheve dhe grupeve kriminale brenda e jashtë politikës, duke i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor
Ka filluar “eksplorimi”, në “letrat e pista”, të lëna peng nga Adriatik Llalla, shefi i organit të akuzës shqiptare, që u bë pasanik tokash, nëpërmjet mbrojtjes së krimit e që tani, ka rënë dakord në pazar, me Zaganjorin e “çekut 1 milionë euro” lekë kursime page, që t’i rikthehen 1 miliardë lekë pasuri të vendosura prej botës së krimit, të sekuestruara.
Burime nga zyrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), konfirmojnë, se 4 ditë më parë, kanë marrë një “material shtesë”, nga zyra e kryeprokurores Marku, në të cilin gjendet “katran bilanci”, i fshehjes dhe “pastrimit” të krimeve, me autorësi personazhe e grupeve kriminale, brenda e jashtë politikës, ose familjarë e vartës të tyre shtetërorë, të lidhur në korrupsion.
Sipas kontrollit, të bërë nga zyra “Llalla” në muajt maj-korrik 2017, në 22 prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me objekt “Verifikimi eficencës dhe zbatimi ligjshmërinë në çështjet e trajtuara”, zbulohet një skandal i rëndë, me pasojë fshehje të qëllimshme të krimeve, për t’i lehtësuar e shpëtuar nga ndëshkimi.
Në materialin konfidencial, që tregon performancë-llumin e prokurorisë “Llalla”, rezulton se në dosjet hetimore, që janë dërguar për gjykim, nuk janë dorëzuar të plota e të sakta, tabulatet e komunikimit, mes personave të përfshirë në çëshje hetimore”, siç i kanë depozituar opertatorët telefonikë.
Shefat e 22 prokurorive në rrethe, 19 prej të ciklëve “sekserë” financiar e mbrojtës krimi, të 8-vjeçaristit Adriatik Llalla, personalisht e në bashkëpunim me vartësit e “besuar”, nuk kanë depozituar në dosjet hetimore-gjyqësore, materialet “bruto”, të palëve në hetim, siç i kanë dërguar operatorët telefonik, por i kanë “krasitur” faktet, duke lënë vetëm biseda, mesazhe, video e foto, që nuk kanë provuar dot krimet.
Sipas verifikimit, të bërë e të mbajtur të fshehur nga Lalla, si detyrim ndaj krerëve të politikës, si mundësi ryshfetesh, por edhe si mjet presioni ndaj vartësve, rezulton se “pastrimi” i tabulateve telefonike, është bërë në dosjet hetimore të 1237 krimeve “VIP”, 90% e të cilave, janë dosje krimesh, të eksponentëve e bandave, të lidhura me krerë të politikës dhe, dosje aferash korruptive, të pushtetarëve e biznesve ”VIP”, të lidhur me ta.
Këto dosje, të detajuara me emra prokurorësh, që kanë bërë “krasitjen” e tabulateve, tashmë janë në duart e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), të cilët do t’i kenë, si prova reference, për “filtrin” e prokurorëve, në procesin e “Veting”-ut, të këtyre që do të vlerësohen në vijim, por dhe për rivlerësim, të atyre që e kanë kaluar “lumin” e “Veting”-ut.
Ky bilanc i fshehjes, mbrojtjes dhe shpëtimit të krimeve nga ndëshkimi, ka rekordin (sipas qarqeve) në Prokurorinë Gjyqësore të Tiranës me 416 dosje krimesh “VIP”, në Vlorë me 224 dosje, në Elbasani me 158 dosje, në Durrës me 126 dosje, në Korçë me 118 dosje, në Shkodrës me 107 dosje dhe pjesa tjetër, në prokuroritë e qarqeve Fier, Berat, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, ndërkohë që janë zbuluar 88 dosje të tilla “VIP”, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dosje këto, që kanë lënë krimin jo vetëm pa ndëshkuar, por edhe të lirë e në veprim. /Pamfleti