Fëmijëve të shkollës 9-vjecare në Mengel të Elbasanit, të cilët kërkojnë hapjen e shkollës së tyre, e dëmtuar nga tërmeti para një viti, nuk kanë pranuar zgjidhjen që u është bërë nga Ministrja e Arsimit, e cila i’u ka siguruar transportin falas 200 nxënësve të kësaj shkolle për të vazhduar mësimet në qytet dhe kjo është një zgjidhje provizore deri në rikonstruksionin e ndërtesës ekzistuese.
Kjo zgjidhje nuk i pengon aspak fëmijët për të vazhduar vitin shkollor, por është dikush tjetër që luan me dëshirat e këtyre vocërrakëve, ai quhet Luçiano Boçi, i cili nis gjithfarë protestash qesharake në qytetin e Elbasanit.
Luçi intrigant, tani ka zgjedhur të irritoi fëmijët, ashtu sikurse irriton hërë pas here turmat e militantëve me pesë pankarta dhe slogane groteske.
Është e pafalshme që lejohet një politikan mes turmave të fëmijëve, sepse na bënë të dyshojmë për sjellje shumë të rënda antiligjore. Ndaj policia duhet t’i largoi menjëherë këta njerëz pranë ambienteve shkollore.
Protesta me leje apo pa leje, me të drejtë apo pa të drejtë, mund t’i zhvillojnë vetëm prindërit, nxënësit dhe mësuesit. Çdo person tjetër, që përzihet në mes turmës, duhet të përgjigjet ligjërisht, si abuzues dhe manipulues i të miturve.
Ka informacione se policia ka biseduar me Luçin, e nëse e ka bërë, është moskryerje detyre. Policia duhet ta marri zvarrë Babolen dhe ta largoi nga fëmijët. Edhe njëherë përdorimi i të miturve për çfardolloj qëllimi… është krim!/Ekskluzive.al