Jepet masa arrest me burg për Endrit Vejsiun, që u kap dy ditë më parë me 4 bomba me sahat dhe kanabis në makinë.
Gjykata e Lezhës e ka lënë në arrest me burg, deri në përfundim të hetimeve. Vejsiu u arrestua të dielën në një operacion të policisë, pasi iu gjetën mina në makinë.
Pasi ka dalë nga Gjykata, Vejsiu ishte me pranga në duar dhe i shoqëruar me policë, dhe i ka bërë thirrjes mamasë që ishte e pranishme që të mos mërzitej.
“O ma mos u mërzit”, kanë qenë këto fjalët e vetme që ka thënë Vesjiu pasi ka dalë nga gjykata.