osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Politika e dhunoi… shoqëria e mallkoi… media e burgosi!

Politika e dhunoi… shoqëria e mallkoi… media e burgosi!

Nga Anri Bala

E masakruan, e dhunuan publikisht, e vranë, e burgosën, e quajtën njeri pa njeri, e konsideruan fshataren e përvuajtur të një fshati të izoluar, e dhunuar sistematikisht nga i dashuri dhe psikologjikisht nga mentaliteti, e akuzuan për gënjeshtare, se dashuroi sipas mënyrës së saj dhe e pranoi dashurinë me kushte, ndoshta të dhunës së të dashurit dhe përdhunës së shoqërisë.

Ndërsa dje, lëtyrat i drejtuan gishtin për mashtruese, njësh me mafian dhe peng e saj! Tentuan ta diskretitonin publikisht, e bënë anëtare bande, që sillej lartë e poshtë me kriminelë, që e përcillnin me makina nëpër studio emisionesh, për të siguruar se nuk do të fliste… por ajo nuk e dinte, se në studio e priste “inkuizicioni” i vërtetë.

Tufa e mediokrëve, e akuzoi se mashtroi që erdhi me taksi, e ky na qenka sakrilegj?! E në fakt, si mund të mashtrosh “tualetet” ku jashtëqit gjithfarë injoranti e mediokri pisllëkun e tij, që për nga niveli bëjnë të qeshin dhe mëzin ose të fyejnë inteligjencën në atë pikë, sa mund të thyesh dhe televizorin?!

Madje, kishte nga ata, të cilët i quajtën gënjeshtra të gjitha deklarimet e saj, se i kishin lexuar gjuhën e trupit dhe si “ekspert” të kriminalistikës, arritën të kuptonin se vajza gënjente. Gomar më të trashë, se ky s’kisha parë ndonjëherë, por ama hetuesi më i rëndomtë, do të kuptonte, se vajza nuk gënjeu kurrë për historinë e saj… në pikëpyetje, mbetet vetëm rasti i dhunës. Elokuenca dhe përsëritja e përgjigjeve të njëjta, të po të njëjtave pyetje si në polici, apo prokurori, por edhe në disa televizione, është e pamundur, ndaj vajza u tregua e sinqertë me faktet dhe ngjarjet.

Skandaloze dhe jashtë kufijve të realitetit, dje isha spektator i mediokritetit të bandave të televizionit, ku nuk pashë në asnjë studio një psikolog ose sociolog, por vetëm “gjitholog” që jepnin këshilla mbi dashurinë, seksin, kurvllikun, ligjin e antiligjin, duke ia peshuar të vërtetat e saj, me ato të realitetit të tyre. I shisnin mend vajzës, se njihnin “viktimën”, edhe pse ajo qëndronte ballë tyre dhe të vërtetat e saj nuk ishin ato që proklamonte vajza, por ajo që donin ata.

Me gjoja argumentin për të mbrojtur viktimën, bandat politike dhe ato mediatike e kryqëzuan sërish viktimën e shoqërisë dhe politikës, e kërcënuan me burg për ta frikësuar, njësoj sikur rrezikonte “dhunën”, duke qëndruar qoftë edhe pak momente pranë ish të dashurit! Banda mediatike, tentoi ta bëj pjesë të bandës së mediokrëve dhe pazareve të tyre, që në fakt, janë ata që majmen nga paratë e tufës së hajdutëve të këtij shteti.

E thirrën “gjobaxhie”, se ka marrë rryshfet për të thënë të kundërtën, ku në fakt është krejt e kundërta, ajo mori vetëm përbuzjen e tyre, kur tha të vërtetën. E bënë palë me krimin se po “mbronte” kriminelët, duke e kërcënuar, se sot nuk duhet të heshti, se pa ndihmën e këtyre sharlatanëve… nesër do të jetë “vonë”.

Dje, banda e sharlatanëve, krijoi një precedent të rëndë… ishte hera e parë në historinë e medias, që toga e kalemxhinjëve e ekzekutoi “viktimën” publikisht, duke izoluar të gjitha “Xhisielat” anembanë Shqipërisë, të zgjedhin më mirë dhunën… se përbuzjen, gjykimin dhe talljen publike.

A kemi faj ne, sigurisht! Kemi faj sapo ndezim televizorin për të parë, se si dhunohen “Xhisielat”… në vend që t’i shpëtojmë ato, nga babëzia dhe marrëzia e kësaj lukunie!/Ekskluzive.al