Vajza e dhunuar nga djali i deputetit socialist, Xhisiela Maloku, është kthyer nga dje, “armike” e opozitës.
Shkak për këtë janë bërë deklaratat e saj në “Open” dhe “Opinion”.
Pasi u përpoqën të përdorin dramën e saj për politikë, tani kanë nisur ta sulmojnë dhe denigrojnë, pse nuk po ndjek lojën e tyre.
Këshilltari kryesor i Lulzim Bashës (të cilin Berisha e quante mizerabël), Alfred Lela, ka bërë disa statuse tallese dhe fyese kundër vajzës, të cilën e ka edhe nga zona.
Ja çfarë shkruan Lela, duke u tallur me vajzën e dhunuar:
“E kam te keqe xhelozine. Kur me kap, tallem me Policine.
“M’fal, a ke cigare t’hapme? Me jep dy se me ka kap xhelozia!”
“Une kam shume ndjekes. Marr taksi per t’ju shpetuar.”
“O goc’, a ka munsi ‘i’ minut’? Ti dru budallaqe s’je mos me m’i nigju dy fjale”.
Më pas, ndoshta në gjëndje të pirë, Lela ka sulmuar seksualisht edhe një tjetër personazh që ka qenë në një emision.
“Filozofi i krishtere i shkolles ‘fute, nxirre nga konteksti’, sonte e futka ne b…”, shkruan ai, pa përmendur emra se me kë e ka pasur./TemA