osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjyqi publik dhe i turpshëm i medias ndaj Xhisielës

Gjyqi publik dhe i turpshëm i medias ndaj Xhisielës

Nga Luljeta Çipi

Historia e Xhisiela Malokut mbajti mbërthyer për ditë me rradhe median dhe politikën në vend, ku vajza nga fshati Nikël u portretizua fillimisht si viktima e një përdhunimi. Gjatë gjithë kësaj kohe, deklarata të njëpasnjëshme kanë pasuar njëra tjetrën, por pavarësisht se çfarë është pohuar, nga vajza vetë apo nga familja e të akuzuarit, një shije të hidhur në këtë histori, të lënë qëndrimet publike mbi Xhisielën, të atyre që janë marrë gjatë me të.

Për ditë me rradhë Xhisiela u trajtua nga media si një viktimë e dhunës, si një viktime e familjes së së deputeti Rraja, si viktimë e pushtetit, ndërsa mbrëmjen e djeshme në një studio televizive, pasi kuptuan që i gjithë skenari i ngritur në media po rrëzohej si i pavërtetë, gazetarët vrapuan për ta gjykuar, sulmuar e etiketuar vajzën si mashtruese.

Të gjithë iu vërsulën vajzës me pretendimin se e vetmja e vërtetë është përdhunimi i Xhisielës. Se cila është e vërteta, kjo mbetet për tu zbuluar nga organet përgjegjëse, por çfarë dje u duk me zë dhe figurë ishte dhuna e ushtruar publikisht në studio mbi Xhisielën. Ky ngulmim dhe ky imponim i njerëzve të medias për versionin e tyre, të lë të kuptosh se realisht nuk janë të shqetësuar për Xhisielën dhe fatin e saj, por për fatin e historisë që media e politika riprodhuan.

A është dhuna mbi Xhisielën mbrëmjen e djeshme, shenjë se askush nuk do të mendojë për vajzën? Me sa duket për median, Xhisiela ishte karremi për më shumë klikime e audience, herë si “viktima”, e herë si “mashtruesja”.

E gjitha i ngjan një skene kur një lukuni qensh vërsulen për të mos e lënë viktimën e tyre të largohet, por ndërkohë që skenaret politiko-mediatikë do të vazhdojnë, çështja duhet sqaruar njëherë e mirë nga institucionet përgjegjëse!