Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Rexhep Rraja akuzohet për përndjekjen e Xhisiela Malokut, një akuzë e shfryrë për të shpëtuar djalin e deputetit, pasi ekspertiza mjekoligjore vërtetoi se Xhisiela ishte dhunuar dhe djegur me cigare në trup.
Ajo që ka tërhequr jo pak vëmendje në seancën e sotme të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta siguria ka qenë veshja e djalit të ligjvënësit.
Rexhepi është shfaqur në gjykatë me një rroba sportive, një palë tuta me dizenjo ushtare, një bluzë të zezë me trëndafil të kuq dhe një tigër të stampuar, si dhe një xhup të kuq. Figura e tigrit në bluzën e tij, në gjithë pjesën e përparme, sikur jep mesazhin se Rexhepi është i fortë dhe nuk mund të mposhtet nga drejtësia e kalbur shqiptare.