Detaje të reja janë zbuluar për vetëvrasjen e gardistit. Mësohet se gardisti përpara se të kryente aktin e vetëflijimit i ka dërguar babait një mesazh ku e informonte se po vriste veten.
Ndoshta për të ka qenë mesazhi më tronditës që ka marrë ndonjëherë në telefonin e tij, ku babai njoftohet se djali i tij po vret veten.
‘BalkanWeb’ ka siguruar mesazhin që gardisti, Ariol Mance i ka dërguar babait të tij, pak se të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëvrasjes.
“U ndava nga e dashura ndaj po ndahem edhe nga kjo jete”, kështu shkruhej në mesazhin që 30-vjeçari nga Përmeti i kishte dërguar babait.