osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rriten presionet ndaj komisionerëve të vetingut, “blindohet” godina e KPK, merren masa për të ndalur përgjimet dhe kërcënimet

Rriten presionet ndaj komisionerëve të vetingut, “blindohet” godina e KPK, merren masa për të ndalur përgjimet dhe kërcënimet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtuar masat e sigurisë për godinën ku do qëndrojnë ekspertë që skanojnë gjyqtarët dhe prokurorët. Në datën 3 do të fillojnë seancat dëgjimore për sesionin e dytë dhe këtë herë ato do të mbahen te selia e KPK, ish-godina e Lidhjes së Shkrimtarëve. Gazeta ka mësuar se ditën e djeshme është zhvilluar një mbledhje në KPK, për të rritur masat e sigurisë në këtë godinë, me qëllim shmangin e kërcënimeve, sulmeve, por dhe të përgjimeve. Sipas burimeve, përveç kalimit në detektor, do ketë kontroll trupor për të gjithë personat që hyjnë e dalin, ku do të përfshihen dhe këpucët për individë të caktuar.

KPK është institucioni që po trondit drejtësinë shqiptare. 22 emra deri më tani janë larguar nga sistemi, ndërsa pritet që të ketë dhe shumë të tjerë në ditët në vijim. Kjo ka bërë që KPK të sulmohet, anatemohet, ndërsa në bazë të disa vendimeve që janë dhënë kanë lindur dyshime dhe për presione. Por frika më e madhe e KPK është se mund të kthehet në një objekt përgjimi nga subjekte të ndryshme. Për këtë arsye do merren masa për të mos lejuar asnjë lloj pajisje të dyshimtë në godinë. Sipas burimeve, kryetarja e KPK ja u ka bërë të ditur përgjegjësve të sigurisë se godina është kthyer në subjekt të rëndësisë së veçantë dhe duhen masa maksimale me qëllim që të ndalohet rrjedhja e informacionit, përgjimi, kërcënimet, etj.

Po ashtu do merren masa dhe për lëndë eksplozive, armë, etj. Deri më tani KPK i mbante seancat dëgjimore te Pallati i Kongreseve, por sipas informacioneve, çdo seancë atje kishte kosto të larta për shkak të qerasë dhe tani është vendosur që të mbahen në selinë qendrore. Duke qenë se për të marrë pjesë në seanca kanë mundësi të gjithë, atëherë godina do jetë e blinduar, me qëllim që askush të mos rrezikohet, por dhe të eliminohet rreziku për vjedhje informacioni apo futje pajisjesh përgjimi.

Siguria e dokumenteve

Përveç sigurisë së godinës, KPK me anë të një rregulloreje ka rritur masat dhe sa i takon dokumenteve. “KPK merr masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale ose jo, fatkeqësi natyrore, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjete apo sisteme elektronike, si edhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi”, thuhet në nenin 8 të rregullores.

Në bazë të saj, të gjithë punonjësit e KPK punojnë vetëm sipas përcaktimeve të ligjit sa i takon shqyrtimit të dokumenteve të grumbulluara. Po ashtu, çdo komunikim bëhet me email, i cili monitorohet. Ndërsa aksesi në zyrat e institucionit është shumë i kufizuar. “Në ambientet ku përpunohen të dhëna personale zbatohen këto masa sigurie: Ndalohet hyrja e personave të paautorizuar; Personat që hyjnë në këto ambiente duhet të jenë të pajisur me autorizim, të shoqërohen nga punonjës sigurie, të jenë të pajisur me kartën e vizitorit; Ambientet e hyrje-daljes survejohen me kamera gjatë 24 orëve; Vendosja e pajisjeve dhe sistemeve të sigurimit elektronik (sisteme alarmi, telekamera, etj.), sensorë të tymit, lagështirës dhe temperaturës;

Në ambientet e vendndodhjes së serverëve lejohet vetëm aksesi i personave të autorizuar nga titullari i institucionit. Personeli i jashtëm i mirëmbajtjes së sistemeve elektronike lejohet të hyjë në këto ambiente i shoqëruar nga punonjësi i autorizuar nga titullari”, thuhet në rregullore. Dokumente të caktuara do të ruhen në kasaforta metalike dhe rezistente ndaj zjarrit, me qëllim që të shmanget çdo lloj tentative për asgjësimin e tyre, gjë që do të sillte komprometimin e procesit. /Rigels Seliman