osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vihen në lëvizje SHBA-BE: Prokurorët e Tiranës më të tremburit nga reforma në drejtësi!

Vihen në lëvizje SHBA-BE: Prokurorët e Tiranës më të tremburit nga reforma në drejtësi!

Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë po has në vështirësi. Pavarësisht se disa ditë më parë u angazhua edhe Prokuroria e Përgjithshme për të ndihmuar në këtë proces, ngërçi vijon i njëjtë. Duke qenë se për ngritjen e KLP mungon një kandidat nga Prokuroria e Apelit të Tiranës, organi i akuzës rihapi garën për prokurorët që të aplikonin për t’u bërë pjesë e organit të ri të drejtësisë. Prokuroria e Përgjithshme iu bëri thirrje në 26 shtator prokurorëve që të kandidojnë për vendin e mbetur bosh nga shkarkimi i prokurorit të Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi. Por edhe pse ka kaluar pothuajse një javë nga thirrja e organit të akuzës, sipas informacioneve të gazetës, asnjë prokuror nuk ka shprehur interes.

Mesa duket, prokurorët e Apelit të Tiranës tremben nga reforma në drejtësi. Edhe pse Prokuroria e Tiranës duhet të shërbejë si shembull për ato të rretheve, prokurorët e Tiranës nuk po e dëshmojnë aspak një gjë të tillë. Duke mos aplikuar për KLP ata po tregojnë se janë të frikësuar nga reforma në drejtësi dhe nuk duan të jenë fare pjesë e saj. Një gjë e tillë u faktua pak ditë më parë edhe nga situata e krijuar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Edhe ky organ duhet të merret si shembull për luftën kundër krimit dhe korrupsionit pa asnjë hezitim, por kaosi i pak ditëve më parë dëshmoi të kundërtën. Një tjetër arsye për mos-aplikim është edhe heqja dorë nga privatësia. Sipas ligjit, anëtarët e KLP, KLGJ dhe SPAK do të jenë në monitorim të rreptë.

Atyre do u monitorohen telefonat dhe kompjuterët, ndërsa po ashtu edhe llogaritë bankare do të skanohen. Por teksa ngritja e KLP vijon të jetë në ngërç për shkak të frikës së prokurorëve, gazeta ka arritur të mësojë se në lëvizje janë vënë ndërkombëtarët. Sipas informacioneve, ata po kërkojnë që gjetja e kandidatëve të bëhet midis prokurorësh që tashmë e kanë kaluar sitën e vetingut, me qëllim që ngritja e këtij organi të mos vonohet më shumë duke pritur vetingun për emrat e tjerë. Dje ambasadori i BE, Luigi Soreca takoi ministren Etilda Gjonaj dhe ishte i shqetësuar për vonesat. Kujtojmë që pak ditë më parë ambasada e SHBA u bëri thirrje të gjithë prokurorëve të ndershëm e me integritet që të aplikojnë.

Ndërkombëtarët sytë te KLGJ

Në një kohë kur reforma në drejtësi ka frikësuar prokurorët e Apelit të Tiranës duke penguar kështu edhe ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, burimet i thanë gazetës se ndërkombëtarët i kanë sytë tek konstituimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas informacioneve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po presin vetëm ngritjen e KLGJ, me qëllim që më pas t’i hapet rruga ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në ligj është përcaktuar që mjafton edhe vetëm ngritja e KLGJ për të vijuar më pas me ngritjen e SPAK.

Sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë e largët dita kur Këshilli i Lartë Gjyqësor të ngrihet. Gazeta e raportoi pak ditë më parë që është hequr dorë nga pritja e vendimeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për gjyqtarët kandidatë të KLGJ që u është ankimuar rikonfirmimi në detyrë. E vetmja pengesë momentalisht është kalimi në sitën e vetingut të kandidatët të vetëm për KLGJ, Luan Dervishi. Një hap i tillë pritet të hidhet së shpejti. Kjo do të thotë se edhe SPAK do të jetë gati shumë shpejt sepse, sipas ligjit, kjo strukturë e posaçme antikorrupsion ngrihet dy muaj pas ngritjes së KLGJ. Ndërkombëtarët kanë kërkuar vazhdimisht kohët e fundit SPAK me qëllim luftën antikorrupsion në nivele të larta dhe mesa duket për këtë arsye do të “përdoret” ngritja e KLGJ./Mimoza Ibra