osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama paralajmëron reprezalje në pushtetin vendor e qendror për të paaftët!

Rama paralajmëron reprezalje në pushtetin vendor e qendror për të paaftët!

Kryeministri Edi Rama ka vënë dje në rresht, ministrat dhe deputetët, pasi është shumë i pakënaqur me angazhimet në bazë. Ditën e djeshme u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të shkurtër dhe më pas u largua për shkak të axhendës së tij të ngjeshur. Gazeta mësoi detaje nga mbledhja, teksa shefi i qeverisë është shprehur tejet kritikë ndaj vartësve të vetë, duke iu vënë në dukje faktin se janë mbrapa me organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Për këtë arsye, Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga deputetët dhe ministrat duke ua bërë të qartë se të gjithë duhet të zbresin në bazë dhe të kenë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët dhe anëtarësinë. Po ashtu, mësohet se një tjetër kritikë që kreu i ekzekutivit ka shprehur ndaj deputetëve dhe ministrave ka qenë edhe sa i takon situatës së punësimit. Rama ka kërkuar më shumë vëmendje për këtë çështje, duke kërkuar nga vartësit e tij, sidomos ministrat që të pastrojnë administratën nga militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në mënyrë që t’i hapet rruga punësimeve të socialistëve, sipas meritës.

Nga ana tjetër, kryeministri ka shprehur rezerva për vartësit e tij duke iu kërkuar që të angazhohen fuqishëm gjatë kësaj periudhe të riorganizimit të Partisë Socialiste, ku në fokus të kenë përzgjedhjen e kandidaturave të ardhshme të kryetarëve të bashkive, në konsultim të plotë me bazën dhe qytetarët. Më pas, gazeta mësoi se kryeministri Edi Rama u largua nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, duke ia kaluar stafetën kreu të grupit, Taulant Balla.Përpara grupit, Balla mësohet të ketë thënë se socialistët duhet të fokusohen tek axhenda e tyre parlamentare dhe politike.

Madje, i njëjti burime i tha gazetës së kreu i grupit ka qenë kritikë me deputetët, duke iu kërkuar që në komisione parlamentare dhe në seancën e Kuvendit të mos mungojnë, ashtu siç kanë bërë gjatë dy javëve të fundit. “Duhet të merremi me axhendën tonë parlamentare dhe politike. Opozita ka hallet e veta”, mësohet të ketë thënë Balla para ligjvënësve socialistë.

Porositë e kryeministrit

Kritikat e djeshme të kryeministrit Edi Rama në adresë të deputetëve dhe ministrave të tij, nuk ishin spontane dhe të panjohura. Gazeta mësoi se gjatë qëndrimit tre ditor të qeverisë në Korçë, Rama përveç axhendës të bërë publike, zhvilloi edhe takime me strukturat e Partisë Socialiste të këtij qarku, ku në fokus të diskutimeve ka qenë riorganizimi i partisë në kuadër të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Burime nga këto takime, i pohuan gazetës se Rama është shfaqur mjaft kritik ndaj ministrave, deputetëve, kryebashkiakëve socialistë dhe krerët e partisë, duke paralajmëruar reprezalje si në pushtetin qendror ashtu edhe në pushtetin vendor.

Fillimisht, mësohet se shefi i qeverisë ka urdhëruar strukturat që të ngrenë shtabe elektorale, si mënyra e vetme ku do të takohen qytetarët me partinë. Në këtë kontekst, mësohet se Ramë është shprehur tejet kritik ndaj vartësve të vet, duke iu thënë mirë që hallin qytetarëve nuk po ua zgjidhim, por të paktën t’jua qajmë, duke iu kërkuar që të jenë tepër konciz më këdo gjatë takimeve në kuadër të riorganizimit të PS për zgjedhjet vendore. Mësohet se për ngritjen e shtabeve, Rama ka lënë datën 10.10.2018, si datën e fundit kur duhet të jetë bërë realitet porosia e tij. Po ashtu, mësohet se me tone të ashpra,

Rama është shfaqur jovetëm ndaj kryebashkiakëve por edhe ndaj deputetëve, të cilëve ua ka bërë të qartë se janë në monitorim të rreptë dhe në rast se nuk e bëjnë si duhet punën, me shumë gjasa nuk do të rikandidohen./ Kliti Topalli