Zbulohet identiteti i gradistit që dyshohet se ka vrarë veten në krye të detyrës. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Ariol Mance, nga Përmeti.
Sipas informacioneve që përcjell Ministria e Brendshme, punonjësi i Gardës, 30-vjeçari me inicialet A.M., është gjetur i pajetë rreth orës 23:00.
MB thotë dyshohet se gardisti ka vrarë veten me armën e shërbimit. Fill pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti i rëndë është kryer ne kushtet e tronditjes psikike.
Sakaq, të tjera detaje pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.